Koronavirusi/ BE përgatit një paketë 100 miliardë euro kundër papunësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian po punon në një plan prej 80-100 miliardë euro për të ndihmuar shtetet anëtare të ruajnë vendet e punës në krizën e koronavirusit përmes një skeme evropiane “risigurimi” të papunësisë.

Qëllimi i planit është krijimi i një sistemi në nivelin Evropian që lejon instrumente financimi përmes mbështetjes publike për punëtorët në mënyrë që të shmangin largimet nga puna sa më shumë që të jetë e mundur.

Prandaj, Komisioni mund të kërkojë të aktivizojë nenin 122 paragrafin 2 të Traktatit, sipas të cilit një shtet anëtar mund të marrë ndihmë financiare nga BE, nëse “e gjen veten në vështirësi ose kërcënohet seriozisht për shkak të fatkeqësive natyrore ose rrethana të jashtëzakonshme përtej kontrollit të tij “.

Neni 122 paragrafi 2 i Traktatit do të bëjë të mundur përdorimin e burimeve të buxhetit të BE-së, përfshirë mundësinë e Komisionit për lëshimin e letrave me vlerë  pa iu drejtuar institucioneve ose instrumenteve të tjera financiare siç janë “Mesi” ose “Coronabonds”.

BE-ja do të sigurojë hua për t’i ndihmuar shtetet që të financojnë korporata në një afat të shkurtër. Në vendet ku këto mjete nuk janë të përfshira në legjislacion, burimet mund të shkojnë për të financuar përfitimet e papunësisë.

Propozimi i Komisionit pritet të paraqitet para Eurogroup më 7 Prill, gjatë së cilës ministrat e financave të eurozonës  janë thirrur të diskutojnë opsionet e ndryshme në tryezë për t’iu përgjigjur ndikimit ekonomik të krizës së koronavirusit.

Burimi: Repubblica, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV