LAJM I MIRË/ Rama: Pas 10 ditësh do të shohim masa lehtësuese për lëvizjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të ishte në një gjendje shumë të rëndë me një numër vdekjesh 30 herë më të lartë se tani, nëse nuk do të ishin marrë këto masa.

Në një intervistë për ‘Euronews’, Rama tha pas 10 ditësh mund të bëhet ndonjë lehtësim.

“Besoj se them gjënë e duhur duke iu përgjigjur pyetjes tuaj, sepse nëse nuk do të kishim marrë ne këto masa, sot do të ishim në kushtet që s’do kishim vend në spital dhe numri i të vdekurve do të ishte 30-fish më i lartë. Prej këtyre masave jemi në një kurbë të butë. Jemi shumë të vetëdijshëm për efektet negative si rezultat i luftës, por jam i bindur që nëse do vazhdojmë kështu, do t’ja dalim më shpejt se shumë të tjerë, ndërkohë që kemi edhe planin e lehtësimit. Pasi të kemi parë si do ecë kjo javë apo 10 ditëshi i ardhshëm, ne mund të mendojmë ndonjë lehtësim. Është ende herët, por po ju them që nëse vazhdojmë kështu, rezistojmë për të dalë gjallë. Që në familjen tënde të mos ketë asnjë të vdekur dhe asnjë që do vuajë picirin. Dhe me siguri do të jemi shumë krenarë për luftën që po bëjmë,”- tha kryeministri.

Ndërkohë, Shqipëria ndodhet në karantinë prej 3 javësh tashmë me 259 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 15 viktima. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV