Maqedoni/ Humb jetën gruaja shtatzënë, dyshohet për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 37-vjeçare nga Maqedonia ka ndërruar jetë në Klinikën Gjinekologjike dhe Akusheri në Shkup. Dyshohet se gruaja shtatzënë ishte e prekur nga koronavirusi, Covid-19 pasi ajo arriti në klinikë me temperaturë të lartë mbi 39 gradë, ndërsa fetusi i kishte vdekur.

Klinka njoftoi se menjëherë 37-vjecares i është marrë një mostër për Covid-19, ndërsa testi do të konfirmojë ose jo prezencën e koronavirusit.

Njoftimi nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri:

Pacientes menjëherë i është marrë edhe mostër për Kovid-19. Mjekët në mënyrë operative e nxjerrën fetusin, ndërsa nga barku i nënës është evakuuar qelb. Arsyeja e mundshme për temperaturën e lartë është gjendja septike e pacientes, ndërsa testi do të konfirmojë ose jo prezencën e koronavirusit. Gjatë intervenimit gjendja e pacientes u keqësua me ç’ rast ajo u intubua, u bë reanimim i plotë, por për fat të keq, në orën 22 është konstatuar vdekje. Arsyeja për vdekje me shumë gjasa është sepsa nga tromboembolizmi masiv, ndërsa pacientja do të dërgohet për obduksion, me çka do të ketë diagnozë të saktë.

Sipas KGJA, bëhet fjalë për paciente me mbipeshë, e cila ka peshuar 150 kilogram. Me preson të lartë të gjakut dhe takikardi, e cila në 5 muajt e fundit fare nuk është lëvizur, ndërsa në përputhje me të dhënat nga mjekët nga Ohri, pacientja nuk i ka kryer kontrollet e nevojshme gjinekologjike.

Të fundit

“Altin Dumani, hero i vitit”, Minxhozi: Ka krijuar pritshmëri dhe shpresë!

Analisti Skënder Mixhozi dke analizuar vitin që po lëmë pas, deklaroi se heroi i vitit në Shqipëri është drejtuesi...

Denoncuesi “anonim” i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Nga Mero Baze Janë detaje që tregojnë këmbënguljen për ta linçuar, pas të cilës qëndron një vullnet politik që ka gjetur mbështetje dhe tek prokurori...

3 ngjarjet më të forta që tronditën Shqipërinë gjatë vitit 2024

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci në bazë të ngjarjeve që ka raportuar për...

11 vite më parë Tom Hanks u prek nga kjo sëmundje për shkak të ushqimeve të pashëndetshme

11 vite më parë, Tom Hanks zbuloi se kishte diabet të tipit 2, duke ia atribuar atë zgjedhjeve të dobëta të jetesës dhe injorimit...

Aurela Gaçe rikthehet në ekran, kësaj radhe si aktore

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër...

Lajme të tjera

Web TV