Nju Jorku një “zonë lufte”, pacientët me koronavirus, trajtohen në korridoret e spitaleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet shokuese, kanë zbuluar kaosin që ekziston aktualisht në spitalet e Nju Jorkut, me mjekët e dëshpëruar që kërkojnë më shumë ventilatorë dhe pajisje mjekësore, për t’i ndihmuar ata të përballen me krizën në rritje si pasojë e pandemisë, teksa numri i të vdekurve në qytet u rrit në 1.000 vetëm 24 orët e fundit.

Shteti i Nju Jorkut regjistroi 76.049 raste të konfirmuara me koronavirus, deri në orët e vona atë  mbrëmjes të së martës, dhe 1.550 njerëz kanë vdekur deri tani nga sëmundja vrasëse. Vetëm qyteti i Nju Jorkut, ka pasur 1.096 të vdekur dhe 43.119 të sëmurë me COVID-19, me 182 vdekje të reja vetëm ditën e fundit.

Presidenti Donald Trump, e kritikoi ashpër këtë shtet të martën për një “fillim të vonuar” të luftës kundër koronavirusit. Ai theksoi se guvernatori Endrju Kuomo e politizoi këtë çështje, dhe se qeveria federale kishte qenë “shumë bujare” duke dërguar ventilatorë në epiqendrën e koronavirusit në SHBA.

Por pamjet shqetësuese të xhiruara nga brenda Qendrës Mjekësore Spitalore Brukdejl në Bruklin, tregojnë një histori edhe më të frikshme. Njujorkezët e prekur nga virusi vdekjeprurës, u panë të shtrirë në shtretër në korridoret e spitalit, ndërsa punonjësit e kujdesit shëndetësor mezi po përballen me situatën.

Ata po përpiqen të përballojnë fluksin e të sëmurëve, duke u lutur për më shumë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse. Spitali me 370 shtretër, ka arritur tashmë kapacitetin e plotë, dhe është i tejmbushur. Një mjeke e dëshpëruar tha për televizionin CBS2 se spitali ishte shndërruar një “zone luftë mjekësore”.

“Çdo ditë që vij në punë, ajo që shoh është dhimbja, dëshpërimi, vuajtja, dhe pabarazitë e kujdesit shëndetësor”- thotë dr.Arabia Molet, që punon në pavionin e urgjencës. Ajo thekson se spitali është duke u përballur me një fluks prej më shumë se 100 pacientësh të konfirmuar me koronavirusi, dhe 70 raste të tjera të mundshme.

“Ne kemi nevojë për mbështetje, për kostume mbrojtëse, për doreza, maska, për më shumë hapësirë”- tha ajo. Molet kërkoi gjithashtu një trajtim më të mirë financiar për stafin mjekësor. “Ne kemi nevojë edhe për mbështetje psiko-sociale. Nuk është e lehtë të vish këtu, kur e di që

do përballesh me një situatë të tillë”- shton ajo.

Morgu në Spitalin Brukdelj ka arritur kapacitetin maksimal, dhe për këtë arsye viktimat e pandemisë po vendosen në një rimorkio frigoriferike jashtë spitalit. Mjekja shprehet se ka parë shumë njerëz të vdesin nga virusi, teksa i paralajmëroi amerikanët se askush nuk është i sigurt. “Ky virus, nuk bën asnjë dallim. As me moshën, as me qasjen në kujdesin shëndetësor, dhe nuk ka asnjë lidhje me statusin socio-ekonomik, racën apo përkatësinë etnike. Ky virus po vret shumë njerëz”- thekson ajo.

Lexo edhe :  Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Lutja nga ana e mjekëve për më shumë pajisje vjen, pasi guvernatori Kuomo i ka kërkuar vazhdimisht Trumpit të dërgojë më shumë ventilatorë në këtë shtet, ku shifrat e të prekurve

me koronavirus, lënë shumë pas ato të shteteve të tjera të SHBA-së.

Në një konferencë shtypi ditën e martë, Kuomo akuzoi qeverinë federale për krijimin e një “lufte ofertash” për ventilatorët, si të ishte një situatë normale. Ai tha se kishte blerë 17.000 ventilatorë nga Kina për 25.000 dollarë secilin, me një shumë totale 425 milionë dollarë, por kërkesat ishin shumë më të mëdha.

“Shihni situatën e çuditshme në të cilën kemi arritur. Çdo shtet bën blerjet e veta, duke u përpjekur të blejë të njëjtin produkt. Par kemi 50 shtete që garojnë për të blerë të njëjtin artikull, duke garuar kundër njëri-tjetrit, dhe duke bërë oferta oferta të ndryshme si në një ankand”- tha ai.

Në një postim në Tuiter, Kuomo shtoi:”Ne jemi një komb. Ne kemi nevojë të blejmë dhe shpërndarë furnizimet bashkë si një komb. 50 shtete nuk mund të garojnë me njëri-tjetrin për të njëjtat furnizime. Kjo nuk ka kuptim”.

Por Trump ka reaguar ashpër mbrëmjen e së martës. Kur u pyet për furnizimin me ventilatorë në Nju Jork, Trump tha se ai kishte qenë shumë bujar. “Unë nuk e di se çfarë ka thënë Kuomo. Por mendoj se kam qenë mjaft bujar, duke pasur parasysh se ai është demokrat, dhe mendoj se do të dëshironte të kandidonte për president”-tha ai.

Trump tha gjithashtu se qeveria ka një stok prej 10.000 ventilatorësh, ndërsa po vijnë furnizimet e reja. Presidenti kritikoi Nju Jorkun për reagimin e ngathët në luftën kundër pandemisë. Ai vazhdoi të lavdërojë Uashingtonin dhe Kaliforninë, për reagimin e tyre ndaj emergjencës. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA arriti të martën në 3.600, duke e eklipsuar numrin zyrtar të viktimave në Kinë. SHBA-ja druhet se është duke u bërë bërë Italia e re, në aspektin e krizës shëndetësore./S.T/

Të fundit

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Air Canada pezullon fluturimet pasi stafi i kabinës hyn në grevë

Asistentët e fluturimit të Air Canada hynë në grevë të shtunën në mëngjes, pasi negociatat midis sindikatës së stafit dhe linjës ajrore nuk arritën...

Maks Velon e lidhën duar e këmbë, e torturuan nëpër birucat e diktaturës

Nga Kujtim Çashku Maks Velo nuk është Henry Moore shqiptar, por Henry Moore kishte një jetë tjetër tek artisti shqiptar Maks Velo, veç asaj që jetoi...

Aksident në Qafë Thanë, plagosen 3 persona

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina...

Lajme të tjera

Web TV