#NudicontroilCovid-19/ Infermierët francezë protestojnë nudo

43 infermierë francezë janë zhveshur para një lente kamerash, në formë proteste përkundrejt pasigurisë që po hasin në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.

#NudicontroilCovid-19 është hashtag-u që ata kanë krijuar për të shpjeguar, përmes fotografive të trupave të tyre lakuriq, se çfarë po ndodh në këto ditë urgjence.

“Ne duam të tregojmë se sa të pafuqishëm jemi”-u shpreh Alexandra. “Ndihemi të dërguar në thertore, duke rrezikuar kësisoj pacientët dhe familjet tona”-vijoi ajo. “Të gjithë biem në dakordësi se kemi nevojë për pajisje mbrojtëse”-përfundoi Alexandra.

Autoritetet shëndetësore të Francës njoftuan të martën një rritje të 499 vdekjeve të pacientëve me koronavirus në spitalet e vendit, kërcënimi më i madh në vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Fjala.al