Rama publikon videon sensibilizuese: Koronavirusi ka një mesazh për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të animuar për të treguar efektet e koronavirusit dhe mënyrën se si përhapet por gjithasht edhe si mund të ndalet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka publikuar videon ku tregohte çdo detaj i zbuluar deri më tani në lidhje me këtë virus të rrezikshëm.

Në këtë video thuhet se sekreti për ta mundur sëmundjen e rrezikshme është se nëse të gjithë rrinë në shtëpi dhe qytetet janë të zbrazët edhe koronavirusi ndihet ‘bosh’. Kjo është mënyra se si mund të vritet koronavirus prandaj dhe video sensibilizuese bën thirrje për të qëndruar në shtëpi, të sigurt dhe të shëndetshëm.

TEKSTI NË VIDEO

Si të njoha ty, po jam i fuqishëm, s’kam armë por mund të vras. S’kam këmbë por lëviz më shpejt se ti. S’kam duar por mund të kapem kudo. Je i madh por je i dobët.  Ke sy por s’më sheh dot. Ke veshë por s’më dëgjon. Ja pra ku u njohëm .

S’kam shtëpi dhe asnjë vend ku të shkoj. Duhet të lëviz dhe kam udhëtuar nëpër botë. Kam qenë në Kinë, Itali, Kore të Jugut. Dhe tani jam në vendin tënd. Ti ke një shtëpi, por nuk të rrihet aty. Mund të punosh nga shtëpia, por nuk do që ta bësh. Mund të shohësh TV, por as rehat nuk të rrihet.

Dhe shkon e del nga shtëpia , sepse ne të dy jemi njësoj. Të pëlqen të takosh njerëz , prandaj mblidheni. Ah sa më pëlqejnë ato mbledhje, se  mund të takoj njerëz. Kështu të takova edhe ty. Faleminderit që më takove me miqtë, komunitetin dhe kombin tënd.

Lexo edhe :  Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Faleminderit që më more në shtëpi tek familja dhe të afërmit e tu. Tani ti e di se jam i rrezikshëm. Do të më vrasës po je i pafuqishëm. Do që të zhdukem, por s’ke si e bën. Sepse unë jam një virus dhe jam i pamposhtur. Sepse ti je njeri dhe je delikat. Ja një sekret i vogël që mund të ndaj me ty. Mund të më vrasësh me lehtësi. Nëse ti rri në vend dhe unë rri në vend.

Nëse ti rri në shtëpi unë mbetem jashtë. Kur I gjithë qyteti është I zbrazët edhe unë ndihem bosh. Po s’pata kë të takoj mua më mbyt vetmia. Së shpejti unë do mërzitem dhe unë mërzitem për vdekje. Mjaft transportuat COVID-19. Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurtë, qëndro i shëndetshëm./Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV