BE i kërkon ndjesë Italisë: Jemi me ju në këtë luftë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Lejen, ka kërkuar ndjesë në emër të Brukselit për indiferencën që ka treguar deri tani ndaj Italisë, vendi më i goditur në Evropë nga pandemia e koronavirusit.

Në një të letër të hapur botuar në gazetën “La Repubblica”, Lejen shkruan se ndër të tjera se “vendi më i goditur nga pandemia, është shndërruar gjithashtu në burimin më të madh të frymëzimit për të gjithë ne” dhe se “vetëm solidariteti mund të na ndihmojë të dalim nga kjo krizë”.

Presidentja e KE i kërkon ndjesë Italisë, duke thënë se “sot Evropa po mobilizohet përkrah saj, edhe pse fatkeqësisht nuk ka qenë gjithnjë kështu”. “Prandaj, duhet pranuar se në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një reagim të përbashkët evropian, shumë vende menduan vetëm për veten e tyre, duke mos e kuptuar që ne mund ta mposhtim këtë pandemi vetëm si një Union.

Kjo ishte një sjellje e dëmshme dhe mund të ishte shmangur, sidomos pasi këto ditë distanca midis individëve është thelbësore për sigurinë tonë, ndërkohë që distanca midis kombeve evropiane, na vendos përkundrazi që të gjithëve në rrezik”- thekson ajo në letrën e saj.

Presidentja e Komisionit Evropian, garanton se Evropa e ka ndryshuar “ritmin e saj”, aq sa dëshiron që ta “ndihmojë Italinë, duke shpërndarë fonde të reja ndihme, për të kompensuar mbylljen e ekonomisë”.

Kështu, BE do të ndajë deri në 100 miliardë euro për vendet më të goditura nga kjo krizë e rëndë, duke nisur nga Italia, për të kompensuar uljen e pagave të atyre të atyre punojnë me orë të reduktuara. Kjo gjë, do të jetë e mundur falë kredive të garantuara nga të gjitha shtetet anëtare  duke dëshmuar kështu një solidaritet të vërtetë evropian.

Lexo edhe :  Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

“Kjo krizë është një provë për Evropën. Dhe ne nuk mund të dështojmë. Vendimet që marrim sot, do të mbahen mend edhe shumë vite më vonë. Ata do t’i japin formë Evropës së nesërme. Unë besoj se Evropa mund të dalë më e fortë nga kjo situatë, por ne duhet të marrim tani vendimet e duhura. Ajo që kam në mendje është një Evropë e themeluar mbi solidaritetin, shpresa jonë më e madhe, dhe investimi ynë në një të ardhme të përbashkët”- e mbyll letrën e aj presidentja e KE./S.T/Fjala

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV