Covid-19 izolon të kërkuarit, policia arreston shoferin e Arben Çukos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Beteja me virusin e tmerrshëm që ka izoluar gjithë shqiptarët në shtëpitë e tyre ka bërë që policia të vërë në pranga ata që do të vëjë. Një prej tyre është edhe një prej emrave më të njohur që doli nga një përgjim i gjatë që lidhet me grupin e Avdylajve, përgjime që implikuan edhe disa emra deputetësh dhe ish-zyrtarësh të lartë.

Personi që ka patur ‘fatin’ të arrestohet nën këtë masë izolimi për t`i shpëtuar infektimit me virusin është Qerim Musha. 52-vjeçari është ndaluar në banesën e tij ndërkohë që ka qenë i kërkuar si pjesë e operacionit të njohur si Vol-vo 4, nga i cili u ndaluan edhe shumë emra të njohur në vendin tonë.

Musha ka qenë shofer i Arben Çukos kur ky i fundit ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që u akuzuan dhe u hetuan për marrje parash për një transferim të një të burgosuri. Transferimi u tha se erdhi si rezultat i ndërhyrjes së Mushos. Por ai tashmë ka mundësi të mbrojë veten kundër kundër këtyure akuzave, kur në fakt, asnjë prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve nuk gjendet në qeli për atë çështje.

Arrestimi

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. Policia tregon se bëhet fjalë për ish-shoferin e ish-kreut të Burgjeve, Arben Çuko. 52-vjeçari  i ndaluar është Qerim Musha. Gjykata e Tiranës ka dhënë për të në mungesë masën “arrest me burg” për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ish-shefi i Qerim Mushës, Arben Çuko, ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” në 18 tetor të vitit 2018 nën të njëjtën akuzë. Ai u lirua bashkë me Arben Ndokën me 15 nëntor 2018, pasi gjykata vendosi të ndryshojë masën nga “arrest me burg”, në “arret shtëpie”. Emri i Arben Çukos doli në përgjimet e grupit ‘Avdylaj’. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro, si dhe i përfshirë në biseda me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Lexo edhe :  “Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin. Në lidhje me këtë ndalim policia e Shtetit bëri me dije se: “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018-s, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Të fundit

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Lajme të tjera

Web TV