E fundit/ 12 raste të reja me Covid-19 në Shkodër

12 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 në qytetin e Shkodrës.

Në total në Tiranë ishin dërguar për analiza 15 teste, nga të cilat 12 kanë rezultuar pozitive për koronavirusin. Mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë pjesëtarë të një familje.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri, Covid-19 në vend ka shkuar në 277, ku 16 persona kanë humbur jetën.