Rama tha se është arrestuar në Bolonja, reagon Bylykbashi: Nuk e ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka theksuar se Edi Rama bie që sot si kryeministër, pasi ky i fundit u shpreh se ishte arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë.

Vetë kryeministri nuk e ka nuk e ka pasqyruar as në formularin e dekriminalizimit. Në këtë mënyrë, sipas Bylykbashit, Rama duhet të humbasë funksionet publike si deputet dhe kryeministër pasi ky ligj nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie.

Bylykbashi kujton se dy deputetë janë larguar nga Kuvendi vetëm se nuk kanë deklaruar arrestimin.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja pasi pa se një polic po tentonte të abuzonte me një grua dhe Rama kishte ndërhyrë por më pas përfundoi nën arrest.

Statusi i Oerd Bylykbashit:

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.

Të fundit

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian në Shqipëri

Zyra e FBI-së në Uashington publikoi këtë të hënë postera për kërkimin e informacionit, të cilët paraqisnin tre oficerë të lartë të inteligjencës iraniane, që dyshohet...

Mohoi ekzistencën e lypësve, ministrja jep dorëheqjen, ja deklarata që tronditi vendin

Ministrja e Punës e Kubës, Marta Elena Feitó-Cabrera, ka dhënë dorëheqjen pasi deklaratat e saj ku mohonte ekzistencën e lypësve në ishullin e drejtuar...

Lajme të tjera

Web TV