Këngëtarja poston videon e bamirësisë, ndjekësit ia kthejnë: Pse regjistron veten, ta di Zoti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare Era Rusi ka postuar së fundmi një video teksa shihet duke i çuar ushqime një gruaje të moshuar.

“Kjo ishte gjyshe Albina. Askush nuk duhet të ndihet vetëm në këtë situatë. Nuk na kushton asgjë të gatuajmë një vakt të ngrohtë për ta #adoptonjegjyshe
Telefononi në nr 067 202 3700 për të adoptuar gjyshen apo gjyshin që keni më afër shtëpisë.”- shkruan Era Rusi në postimin e saj.

https://www.instagram.com/p/B-cMeGelt0Z/?utm_source=ig_embed

 

Por, kjo iniciativë e bërë publike është gjykuar nga disa ndjekëse, që nuk u pëlqen ‘reklamimi’ i bamirësisë, por preferojnë që këngëtarja ta bëjë në heshtje këtë.

“Edhe ti me patjeter duhet ta nxjerresh në insta të tregosh se çfarë ke bërë, dhuro bamirsi, le ta di vetëm zoti jo edhe njerëzit,”- shkruan një komentuese.

“Pa zhurmë do ishte më bukur, nuk e kuptoj pse duhet të regjistrosh vehten duke bërë diçka humane, gjithsesi nënë Albina ta di për Faleminderit”,- vijon një tjetër.

Era Rusi shpjegoi se ishte e nevojshme për të sensibilizuar edhe të tjerët të ndihmojnë të moshuarit pranë shtëpive të tyre.

“Ndërkohë që merresh me mua, gatuaj më mirë diçka dhe çoja një të moshuari afër shtëpisë tënde. Unë kam 10 vjet që merrem me njerëzit në nevojë, kryesisht fëmijë jetim. Ju dini gjë për këtë? Jo, sepse reklama ime nuk do ti kthente prindërit e tyre. Në rastin konkret e bëj për të sensibilizuar të rinjtë, të bëjmë të gjithë nga pak. Ju ftoj dhe ju të gatuani diçka dhe të ndihmoni të moshuarit që ndodhen afër shtëpisë tuaj,”– është përgjigja e këngëtares për ndjekëset, që nuk i pëlqeu ‘reklamimi i bamirësisë’.

Të fundit

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga...

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti...

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga...

Lajme të tjera

Web TV