Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka arritur në 79,465, shumë pranë numrit që u regjistrua në Kinë me 82,431. Për fat të mirë, Gjermania ka arritur të përballojë me sukses situatën dhe në krahasim me shtetet e tjera që janë goditur nga COVID-19, ka regjistruar një numër më të vogël vdekjesh, 959.
Ndërkohë në Francë numri i vdekjeve ka arritur në 4032, duke u bërë shteti i tretë në botë me numër të lartë vdekjesh, pas Italisë dhe Spanjës. Numri i të infektuarve me COVID-19 në Francë është 57,780.
Edhe në Britaninë e Madhe ka patur rritje të numrit të vdekjeve duke arritur në 2921, ndërsa të infektuarit janë 33,718.