Mospagesa e qirave, PD: Nxit përplasjen sociale. Rama: Akt i drejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqetësimi që është ngritur në publik pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mos lejuar pagesën e qirave në Shqipëri për shkak të izolimit nga koronavirusi, ka rikthyer përplasjet politike.

Partia Demokratike akuzon Ramën se është duke nxitur përplasjen sociale me këtë vendim.

“Në Shqipërinë e varfëruar, shumë qytetarë jetojnë me qiratë  që marrin, një pjesë tjetër paguajnë shpenzimet e tyre me qiratë dhe një grup tjetër paguajnë këstet e kredive me to. Mospagesat e qirasë  do të ulin jo vetëm të ardhurat për qiradhënësit, por gjithnjë e më shumë shqiptarë nuk do të kenë aftësi paguese. Ekonomia në vend do të goditet akoma më keq në zinxhirin e konsumit. Dhe kjo vetëm do të shtojë varfërine dhe numrin e të varfërve”, thuhet në reagimin e PD-së.

PD i kërkon kryeministrit Rama që të marrë shembullin e homologut në Kosovë, Albin Kurti, i cili vendosi që shteti të paguajë 50% të qirave për bizneset e vogla dhe të mesme.

Por këtyre akuzave i është përgjigjur vetë Rama, duke këmbëngulur se akti është i drejtë pasi ndodhemi në situatë lufte.

“Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit! Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!  Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e Opinionit, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte”, shkruan Rama.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV