Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë lidhjes me Abc News lëshoi akuza të forta për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sipas Berishës, shifrat në Shqipëri për të infektuarit me COVID-19 janë të manipuluara. Berisha tha se ka të dhëna se kjo shifër e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë është të paktën 10 herë ose 15 herë më shumë seç është raportuar.
Berisha deklaroi se një lagje në Has është e gjitha e infektuar.
“Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vdekur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv”, tha Berisha.