Arratisja e bujshme që u largua në drejtim të Greqisë me makinë policie. Hetimet për grupin që fitonin milionat me klandestinë shqiptarë
Nga Nikoleta Kovaçi/
Tri ditë më parë u lanë në arrest shtëpie një grup prej 8 vetash që ishin vënë nën akuzë të rëndë të trafikut të shqiptarëve në drejtim të Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara. U tha se ishin moshë e vjetër dhe që të 8 të paraburgosurit ndaj të cilëve ende nuk ishte marrë një masë dënimin përfundimtare vuanin nga një sëmundje kronike. Ndërkohë që ende nuk dihet se sa dënim është dhënë për këta persona që i përkasin një liste prej 35 personash të vënë nën akuzë, SPAK, në faqen e tij ka njoftuar se ka përfunduar hetimet edhe për një tjetër grup.
Bëhet fjalë për 17 persona, ndër ta edhe emri proverbial i këtrij grupi Driutan Gramozi, personi që mundi t`i ikte policisë në momentin që u rrethua. Madje u tha se operacioni u dekonspirua konkretisht për të shpëtuar Gramozin. Ishte opozita që këtë dekonspirim ia faturoi kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Por ndërsa Gramozi vijon ende të jetë i lirë, SPAK ka vendosur që emri i tij, i vendosur në krye të listës prej 17 personash të shkojë në gjykatë dhe të gjykohen për 5 veprat penale që pretendohet se kanë kryer.
Njoftimi i SPAK
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar procedimin penal ndaj një grupi personash, të cilët akuzohen për vepratn penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
SPAK publikon emrat e 17 personave në dosje, të cilët janë Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj, Gjergji Mezuraj, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar”.
Arratisja e Dritan Gramozit
Në kohën kur u zhvillua mega-operacioni i policisë ndaj personave që pajisnin njerëzit me dokumente false dhe i dërgonin në Angli, Kanada e SHBA, u tha se njëri u arratis. Bëhej fjalë për Dritan Gramozin. U tha se pati edhe dyshime se operacioni ka patur dekonspirim. Po pas daljes përpara gjykatës së 32 personave të arrestuar, u mësua edhe fakti se ata kanë dalë jashtë vendi. Madje me kufi tokësor, e në drejtim të Greqisë. Po ashtu një tjetër detaj që shoqëroi atë arratisje të bujshme lidhej me faktin se Gramozi e kaloi kufirin tonë me anë të një makine policie.
Bashkë me Gramozin, nga ana e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Rruga e gabuar”, u tha se janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Françesk Meta, Erlis Shehu dhe Mehmet Cani. Po duke iu referuar prokurorisë u mësua se Dritan Gramozi dyshohet se ka pajisur me dokumente false Hajri Seferin, anëtar i dyshuar, akzuuar dhe hetuar si i grupit ‘Avdylaj’, i cili është kapur teksa po largohej nga Shqipëria. 32 vetë kanë dalë në gjykatë te Krimet e Rënda dhe janë njohur me masat e sigurisë personale.
Në dosjen e prokurorisë në momentin e ndërhyrjes për të goditur grupin thuhej se: kalimi i personave në kufi bëhej nëpërmjet makinës së Policisë së Shtetit me targa MB 498 AA, të mundësuar nga efektivi i policisë së Tepelenës, Sefer Çelo. Personat që kërkonin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara i gjente shtetasi Vesel Gjolleshi, i cili i dërgonte në Sarandë shtetasit Dritan Gramozi, i cili më pas bënte kalimin e tyre drejt Greqisë me automjetin e policisë”.
Akuzat
“Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,
“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,
“Grupi i strukturuar kriminal”,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
Të pandehurit
Dritan Gramozi,
Aleksia Kamaj,
Vejsel Gjolleshi,
Arjan Shehu,
Dashamir Seferi,
Kostaq Gjoka,
Dashnor Tafani,
Astrit Ziguri,
Rezart Hoxha,
Leonard Markaj,
Glej Shehu,
Afrim Emini,
Ermal Mema,
Ilia Margo,
Çajup Tefa,
Marlen Shoshaj,
Gjergji Mezuraj,
Kanë shkuar më herët për gjykim
Ilir Myrtaj,
Alfred Myrtaj,
Marjo Myrtaj,
Albert Xhelili,
Gentjan Stojku,
Florjan Hysenaj,
Keldi Beshi,
Arben Kadiu,
Shkelqim Mema,
Ismail Alushani.
Dy raste përgjimesh
R: Alo
D: Alo, hë vëlla
R: E këtu jam o, ku je ti?
D: E ja do nisem, prandaj të mora
R: E ja të bëj një telefon unë që t’më dëgjojnë ata, Uester Junion me ça do t’i dërgojnë
D: O vlla, po pak shpejt se s’kam kohë
R: Në rregull, hajt
Po ky shtetas rreth mesditës flet me një tjetër numër celulari dhe bisedon se si mund të kalonte kufirin një tjetër shtetas
D: Hë
Nr: O Byrazer
D: Hë vëlla
Nr: Po t’kaloj nga Rinasi për Athinë
D: Po nga Rinasi ;mos i ashtu atëja
Nr: Ua
D: Mos i thonë e ke të mbushur tre mujorshin se unë e hodha në sistem, është brenda me afatin ai tremujorshin
Nr: O le të kalojë këtu na Kakavija, mbase si thonë gjë hajde
D: Jo ore lëre, se dëgjo Tanin është bërë keq unë i shikoj ditë për ditë
Nr: Uah
D: E
Nr: Vetëm andej nga ajo ë?
D: E
(Në përgjime del edhe emri i shtetiasit Leonard Markaj i cili komunikon në telefon me një tjetër numër tjetër të përgjuar. Në bisedat që bëjnë flasin për njerëz që kalojnë në kufi dhe për korruptimin e personave që janë përgjegjës për kalimin në pikat e kontrollit.)
B: Po ku je o ku je?
Leo: Kam pas një problem ashtu ta them
B: Mos ma thuaj në telefon po s’është për tu thënë
Leo: E nuk ta them në telefon, e s’kam lëvizur unë. Ta thashë kisha një problem e s’kam lëvizur. Po andej nesër kush është?
B: Nesër është Jorgaqi
Leo: A Jorgua është nesër
B: Kristinaqi
B: Me Nikon i kaloi dy veta, ikën ata
Leo: Se nuk para të lë Kristina halea, nuk para lë. Pse ky lë ky kokëbardhi ë?
B: E të lë ai kokëbardhi nuk është i keq ai
Leo: Edhe Jorgo nuk është bërë i keq tani jo, i dhashë kafe unë, e qerasa me kafe të thashë /Fjala.al/