Arrestohet drejtor i Burgut 313, Eduard Struga

Drejtori i Burgut 313, Eduard Struga është arrestuar nga policia, duhet theksuar se ai ka qenë në krye të detyrës që nga tetori i viti 2019.

Ndërkohë drejtori i burgut 313 dyshohet të jetë arrestuar për veprën penale të korrupsionit për një tender, pas një hetimi 3 mujor nga Prokuroria e Tiranës.

Pritet edhe konfirmimi i shkaqeve që çuan në prangosjen e tij, nga autoritetet përkatëse.

Po ashtu, dyshohet që në këtë skemë korruptive të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve.

Vijon…