Bashkim Hoxha: Distancimi social, një ngushtësi aspak frymëzuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rubrika: “Shkrimtari në karantinë”

Dramaturgu Bashkim Hoxha në një intervistë ekskluzive për “Fjala”

Nga Leonard Veizi

Me shumë pjesë të vënë në skenën teatrore si dramaturg dhe shumë romane të botuara në letër, Bashkim Hoxha duket se ditët e karantinës së tij të detyruar po i kalon larg krijimtarisë letrare dhe më afër të qenit si një lexues i stacionuar. I mësuar me jetë aktive, të shkojë herët në mëngjes për të drejtuar emisionin e tij emblematik “Koha për tu zgjuar”, e të kalojë nga teatri “Aleksandër Moisiu” ku gjithashtu ka qenë drejtues për shumë kohë, kurthi i ngujimit i ka dhënë një ndjesi “meditimi të errët dhe shumë pak shkëndija”. E megjithatë ai është në pritje të heshtur që në mënyrë të parashikueshme ta kapi çastin e tij të paparashikueshëm për ta shtrirë në faqen e bardhë të letrës e për të na befasuar kështu me një pjesë të re dramatike apo një roman të ri, ndoshta. E ndërsa është në çastet e një dyzimi të tillë, të mërzitshme e pak stresuese gjithashtu, prej Durrësit bregdetar e relaksues ai pranon të ndajë me lexuesit e “Fjala” atë çfarë po ndodh me qenien dhe nënndërgjegjen e tij, në këto ditë “mungese lirie të sforcuar”.

-Si po i kaloni ditët në karantinë?

Ditët në karantinë janë shumë të mërzitshme, sigurisht, dita është shumë e gjatë dhe në shumicën e saj boshe. Sigurisht, në karantinë ke kohë më shumë të merresh me veten në vetminë tënde, por duke qenë një gjendje e detyruar, nën hijen e ankthit të infektimit, kjo  gjendje ofron meditime të errëta dhe shumë pak shkëndija. Në mungesë të lirisë, gjithçka duket e sforcuar.

-A është frymëzuese për ju një situatë e tillë?

Jo. Unë vet nuk e shoh frymëzuese. Edhe pse, në kushte normale pa karantinë, në një farë mënyre kur shkruan secili nga ne përjeton një farë “karantine”, kjo karantinë e vërtetë dhe distancimi social më shumë më sjell ngushtësi se sa frymëzime. Gjërat janë të  sforcuara në kushte karantine.

Lexo edhe :  “Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

-A mund të përbëjë ky precedent një motiv që në të ardhmen të shkruhet më shumë për të dhe rreth saj?

Ndoshta. Por edhe në se nuk vjen drejtpërdrejt tema  e karantinës në veprat letrare, unë mendoj se do të kemi më shumë vepra ku meditohet për çështje madhore kushtëzuar nga kjo rrethanë si për shembull, pesha e vdekjes në jetën e përditshme, dimensionet trishtues të njeriut me botën e madhe, raportet e njeriut me natyrën dhe dëshira për ta vlerësuar atë jo si një qenie triumfatore mbi natyrën por si pjesë modeste e përulur e natyrës, e të tjera si këto.

-A mund të kthehet në vlerë qëndrimi si i ngujuar nga frika e një virusi?

Atë përpiqemi të bëjmë të gjithë, por nuk e di se sa arrijmë, dikush duke lexuar dikush duke shkruar, dikush duke interpretuar në largësi, një tjetër duke u ndalur më gjatë tek nostalgjia dhe kujtimet. Me siguri me vlerë është raporti i ri që krijojmë me veten dhe botën përtej karantinës duke bërë analiza i distancuar. Ndonjëherë distancimi të ndihmon të shohësh më mirë rrugën që ke bërë dhe të kuptosh se çfarë ke bërë gabim.

-Kush është primare në ditë të tilla, leximi apo krijimtaria?

Varet. Deri tani unë them leximi. Por edhe krijimtaria është si virusi, e paparashikueshme, e padukshme, pa paralajmërim. Nuk e di se nga vjen dhe kur të bën të ulesh në tavolinën e shkrimit.

Intervistoi: Leonard Veizi/Fjala/

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV