Kurajo e Dorianës nga Shqipëria, tek shërbimi i emergjencës në Barletta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo u bashkua në frontin e Mbrojtjes Civile: babai i saj Namiku, ashtu si shumë të tjerë në vitet 90, emigroi në Itali për t’u dhënë një jetë më të mirë katër vajzat të tij

Deklaroj që nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por jo edhe aq e vështirë. Për mua Italia është vendi më i bukur në botë edhe pse jam krenare që jam shqiptare, dhe ne shqiptarët jemi kaq krenarë dhe kurajozë. E kam dashur Italinë kur më dha mundësinë të kisha një të ardhme të përshtatshme profesionale dhe e dua edhe më shumë tani që ajo është në vështirësi të mëdha për shkak të koronavirusit”.

është fisnike nga ana e 28-vjeçarjes shqiptare Doriana Ruko, motivimi i udhëhequr nga zemra e saj, kur vendosi të marrë pjesë në thirrjen e Mbrojtjes Civile për pesëqind infermierë nga e gjithë Italia për urgjencën ndaj CoVid-19. Një zgjedhje e përkryer në përputhje me atë që u bë nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili dërgoi 30 vetë personel mjekësor në Itali.

Forcën për këtë zgjedhje e mora nga dashuria për burrin tim Giuseppe, i cili gjithmonë ka qenë forca ime më e madhe, dhe nga familja ime“, theksoi Doriana.

E lindur në Fier, një qytet i mrekullueshëm i Vendit të Shqiponjave, është diplomuar në Universitetin e Tiranës, ka një histori nga ato që na mësojnë shumë.

Ato u rritën me nënën Mimoza me shumë frikë, “gjatë netëve kur një zhurmë e vogël jashtë na bënte të dridhemi”.

Doriana shton, “Fillimisht kam punuar në Trani, qyteti që më priti i pari, me njerëz të moshuar që më pasuruan jo vetëm shpirtin, por gjithashtu kontribuan në nxitjen e pasionit tim për kuzhinën italiane. Gjeta punë në Auxilium falë Ritës, e cila ishte menaxherja ime, me të cilin bëra intervistën time të parë dhe që gjithmonë do ta falënderoj që më dhanë mundësinë për të punuar me ta. Hyra në shtëpitë e njerëzve, ashtu si çdo infermiere që punon në shtëpi dhe gjithmonë kam bërë çmos që të jap maksimumin në trajtimin jo vetëm të sëmundjes, por edhe personit”.

Lexo edhe :  "Zoti na e zbriti Ramën në vitin 2013", kandidati socialist i thur lavde kryeministrit

Kjo situatë emergjence globale po na mëson të njohim kufijtë tanë dhe të përballemi me frikën tonë. Po na teston duke na bërë të heqim dorë nga njerëzit më të dashur dhe të mirat materiale që kemi. Sipërmarrësit heqin dorë nga fitimet e tyre, gjyshërit heqin dorë nga dashuria e për nipërit e tyre, mjekët rrezikojnë jetën për të shpëtuar atë të të tjerëve. Pranimi për të qenë në vijën e parë, nuk ishte i vështirë, pikërisht sepse e dua profesionin tim dhe gjithmonë përpiqem të ndihmoj më nevojtarët, – vazhdon Doriana. – Jam e lumtur të jap kontributin dhe mbështetjen time për kolegët e mi, të cilët aktualisht janë të mbingarkuar me punë dhe nuk mund të qetësohen. Në këtë situatë ne të gjithë duhet të bëjmë diçka, dhe unë kam zgjedhur të bëj atë që bëj më së miri dhe kam më së shumti për zemër, të jap kontributin tim për të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur nga kjo situatë”.

Përfundimi: “Dua të theksoj se duhet të mbrohemi nga ky armik i padukshëm, duke përdorur në mënyrë korrekte të gjitha masat paraprake dhe pajisjet mbrojtëse personale, siç thuhet gjerësisht nga ministria e shëndetësisë javët e fundit, dhe të vazhdojmë të mbajmë distancën sociale. E di që nuk është një gjë e lehtë, por është e vetmja armë efektive që kemi. Faleminderit”.

 

Burimi: lagazzettadelmezzogiorno.it

Përgatiti: L.Veizi/Fjala/

Të fundit

Inteligjenca Artificiale, Elton John dhe Dua Lipa i kërkojnë qeverisë britanike mbrojtje

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe Florence Welch janë mes më shumë se 400 muzikantëve, shkrimtarëve...

Fushata mbaroi! Këto janë notat e “Fjala.al” për 30 ditët e partive politike

Sot jemi në heshtje zgjedhore dhe partitë politike sipas ligjit nuk mund të bëjnë asnjë thirrje politike. Nesër, 11 maj, shqiptarët do të vendosin...

“Na bëj një foto”, turistet nuk e kanë idenë se para tyre është Lamine Yamal

Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza ndaluan yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe i kërkuan që t'u bënte foto, jo si...

Shembet kanali i hidrocentralit në Gramsh! Dheu ka zënë 2 punëtorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Poroçan të Gramshit. Një masiv dheu dyshohet se është shembur në afërsi të një hidrocentrali. Dyshohet se...

Bllokuan makinën e sekretarit të përgjithshëm të PS, policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes...

Lajme të tjera

Web TV