‘Mësoni nga shqiptarët’, italiani kritika: Njerëzit kanë uri, boll kënduat në ballkone (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali, disa shqiptarë në Trieste kanë nisur shpërndarjen e disa ndihmave ushqimore për njerëzit në nevojë. Këtë e komunikon dhe një qytetar italian përmes një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale.

Italiani e vlerëson shumë gjestin e shqiptarëve dhe i bën thirrje popullit të tij të marrin një shembull të mirë dhe mos të rrinë e të këndojnë nëpër ballkone, por të ndihmojnë njerëzit të cilët ndodhen në vështirësi në një kohë kur vendi prej ditësh tashmë ndodhet në karantinë.

Në video, italiani tregon qeset e mbushura me ushqime, të përgatitura nga shqiptarët për njerëzit në nevojë dhe i bën thirrje Conte-s që të ndërmarrë veprime konkrete pasi njerëzit janë duke vuajtur nga uria.

 

“Komuna e Triestes, e qytetit tim Evropian, ky është një mesazh për kryebashkiakun, shikoni këtu, ja ç’duhet të bëni. Merrni shembull nga miqtë tanë shqiptarë, shikoni këtu se çfarë bëjnë, bëjnë gjithçka që munden për njerëzit. Shikoni miqtë shqiptarë çfarë bëjnë, qese me ushqime për të gjithë pesonat në nevojë, makarona, miell, vaj.. I dashur kryebashkiak leri llafet, lëvizni këmbët, fakte jo fjalë…njerëzit kanë uri…

Shikoni sa të zotët, të mësojmë nga to. Mos dilni të këndoni në dritare, njerëzit kanë uri. Shikoni këtu, shkojnë në shtëpitë e njerëzve që kanë uri, pensionistëve dhe njerëzve që nuk kanë lekë. Zgjohu, Konte, shihni ndihmën e shqiptarëve, na duhet punë konkrete, njerëzit kanë uri, shihni kanë siguruar dhe ilaçe për njerëzit. Lëvizni këmbët….jo fjalë…luani b*thën…fuck sistemin”, – shprehet qytetari në video, që nuk rresht së falenderuari shqiptarët.

Të fundit

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve...

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë...

Tmerr në dhomën e rezonancës/ Skaneri ‘gëlltit’ të moshuarin me zinxhir metalik

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në një qendër imazherie në Long Island, duke lënë një burrë 61-vjeçar në gjendje kritike. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV