U ankua për kollën e pasagjeres, shoferi urbanit vdes nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shofer autobusi që u kërkoi qytetarëve të jenë më të përgjegjëshëm pasi një pasagjere ishte kollitur pa mbuluar gojën, ka ndërruar jetë.

Jason Hargrove, 50 –vjeç nga Detroit ndërroi jetë më 1prill nga Covid-19. Një zëdhënës i Unionit të Shoferit të Autobusëve në Detroit tha që Hargrove filloi të ndjehej i sëmurë katër ditë pas incidentit me pasagjeren. Ai u fut në karantinë, por shëndeti i tij u përkeqësua deri në vdekjen e tij tragjike të mërkurën.

Është e paqartë nëse koronavirusi që vrau Hargrove u përhap nga pasagjerja që u kollit, por kryetari i bashkisë së Detroit, Mike Duggan tha se vdekja tragjike e shoferit tregoi rrezikun me të cilin përballen punëtorët e transportit publik.

Duggan tha të enjten: ‘Unë nuk e di se si mund të shikosh (videon e Hargrove) dhe mos të prekesh. Ai e dinte që jeta e tij ishte duke u rrezikuar nga dikush që nuk e merrte seriozisht këtë dhe tani ai ka humbur jetën. ‘

Videoja e Hargrove u regjistrua menjëherë pas incidentit me pasagjeren që u kollit, dhe në video ai thotë:‘ Ne jemi jashtë këtu si punonjës publik, duke bërë punën tonë, duke u përpjekur për të siguruar një jetesë të ndershme për t’u kujdesur për familjet tona, por është një papërgjeshmëri e madhe që ju të merrni një autobus dhe të kolliteni gjatë gjithë kohës pa mbuluar gojën, ndërsa dhe e dini që jemi në mes të një pandemie, më lejoni tju them se nuk ju intereson për njerëzimin.’/ Burimi: Metro Përktheu dhe përshtati: Fjala.al

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30 të nominuarit për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV