Koronavirusi është kryefjala e të gjitha medieve botërore. Të gjithë thonë se jemi në një luftë që do ta fitojmë më patjetër.
Por, ekspertët e ekonomisë janë shumë të shqetësuar për pasojat e kësaj lufte. Priten shumë pasoja të rënda dhe kriza ekonomike e vitit 2008 do të duket asgjë para asaj që na pret pas përfundimit të pandemisë.
“Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar jo vetëm një krizë shëndetësore por gjithashtu mund të shkaktoj një krizë ekonomike që nuk është parë ndonjëherë”, sipas Kristalina Georgieva, drejtoresha e FMN.
Është hera e parë në historinë moderne që makineria globale e ekonomisë ka ndalur aktivitetin në mase kaq të gjerë. Kujtojmë se sipas OBSH-së pandemia e koronavirusit është përhapur në çdo cep të globit.
Aktualisht janë izoluar me shumë se 1 miliard njerëz në gjithë botën dhe janë pezulluar shumica e aktiviteve ekonomike si baret, restorantet, hotelet, fluturimet, shkollat…etj.
Papunësia ka shënuar nivele rekord në SHBA, në vetëm pak ditë aplikuan për ndihmë sociale mbi 6 milion persona të cilët kishin humbur vendin e punës.
Gjithashtu efektet e krizës janë ndjerë dhe në bursë ku shumë kompani, në më pak se një muaj, kanë humbur më tepër se gjysmën e vlerës së tyre.
Një tregues tjetër është rënia e çmimit të naftës në nivele që nuk ishin parë që prej vitit 2002. Kina, e cila konsiderohet si motori i ekonomisë globale, ka raportuar një rënie të prodhimit të brendshëm bruto në 10%.
Impakti i pandemisë Covid-19 mund të përkeqësohet në javët në vijim në varësi të ecurisë së përhapjes së virusit dhe masat shtrënguese që marrin vendet e prekura.
Sipas ekspertëve ekonomik të FMN-së, kriza ekonomike që pritet të ndodh parashikohet të jetë shumë më e rëndë sesa kriza financiare 2008-2009 sipas ekspertëve ekonomik të FMN-së./Fjala.al