Vranësira të dendura dhe reshje të dobëta, ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme pritet të ketë reshje mesatare në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në shumicën e qarqeve të vendit priten reshje të dobëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17 °C

në vendet e ulëta: 8 /17 °C

në vendet malore: 3 / 9 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.