“Ai ishte idhull për mua”, Zef Deda shpërthen në lot pas ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës

Ndarja nga jetë e aktorit ikonë të humorit, Gëzim Kruja, ka prekur shumë persona dhe të shumtë janë ata që kanë reaguar duke shprehur ngushëllimet e duke e quajtur atë idhull.

Në një komunikim me Fax Neës, Zef Deda i përlotur dhe me zërin që i dridhej, e ka quajtur Krujën idhullin dhe shembullin që ka ndjekur përgjatë gjithë viteve që ka qendruar në skenë.

Deda u shpreh se ditëlindja që organizuan në dhjetorin e kaluar ka qenë një nga momentet më të bukura në jetën e Gëzim Krujës, edhe pse tashmë sëmundja i kishte marrë mundësinë për të folur.

“Ai ishte një idhull i jashtëzakonshëm që në fëmijërinë time, ai na frymëzoi ne të gjithëve që të shkonim në gjurmët e tij, për të buzëqeshur publikun që na dhuron duartrokitje dhe kaq shumë emocione.

Para katër muajsh patëm ditëlindjen e Gëzimit, u mobilizuam të gjithë që t’i bënim një festë. Ai ishte gëzimi më i madh i tij dhe për familjen e tij, dhe do të jetë një ditë që do ta mbajmë mend gjatë që të gjithë.

Ditët e fundit ka pasur probleme me frymëmarrjen, u shqetësova shumë kur e mora lajmin, nuk ka as gjysmë ore që më telefonuan, i shpreh ngushëllime familjes, dhe krejt artistave e qytetarëve të Shkodrës.

Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm pavarësisht roleve që ka pasur, ai ka qenë një mik i jashtëzakonshëm, që gjithmonë dinte të na qëndronte afër dhe të na suprizonte”,- u shpreh Deda mes emocionesh, që nuk i ndaheshin në asnjë moment.

Ndërron jetë “Mjeshtri i Madh”, Gëzim Kruja