Covid-19/ E thotë epidemiologu italian, ja kur mund të kthehemi në normalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit ka mbyllur thuajse të gjithë botën brenda dhe pyetja që kanë të gjithë është se kur mund të kthehemi sërish në normalitet.

Alessandro Vespignani, një epidemiolog i njohur, drejtor i laboratorit të modelimit në universitetin ‘Northeastern’ në Boston, në lidhje me situatën në Itali ka thënë se duhet durim, pasi vendi fqinj nuk mund të kthehet në normalitet edhe për disa muaj të tjerë.

Duke parë kurbën në Itali, ai thotë për “Corriere della Sera” se duhet të ruhet vigjilenca e lartë.

“Kam parë qytete ku njerëzit po dalin në rrugë. Është e gabuar. Duhet të rezistojmë, shihni Kinën, atje izolimi zgjati tre muaj,” u shpreh mjeku.

Për Italinë, ai thotë rikthimi në normalitet duhet të mendohet nga qershori ose korriku.

Çdo gjë duhet të vijë gradualisht, dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm pasi rikthimi në normalitet mund të sjellë një vatër të re infektimesh./Fjala.al/

Të fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë Manchester United ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV