E rëndë/ Refuzoi masat ndaj Covid-19, policia vret 63-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 63-vjeçar u qëllua për vdekje në Filipine pasi kërcënoi zyrtarët e një fshati dhe policinë me një kosë në një pikë kontrolli për koronavirusin.

Burri besohet të ketë qenë i dehur, kur ai kërcënoi zyrtarët e fshatit dhe policinë, që po mbanin një postbllok në qytetin Nasipi, në të provincës Agusan del Norte.

Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi ditën e enjte. Në raportin e policisë ndër të tjera thuhet:

“I dyshuari ishte paralajmëruar nga një punonjës i shëndetit në fshat, pasi nuk kishte vendosur maskë në fytyrë. Por i dyshuari u inatos dhe nisi të ofendonte me fjalë banale. Më pas ai sulmoi personelin duke përdorur një kos”.

Ai u qëllua për vdekje nga një oficer policie, i cili po përpiqej ta qetësonte, ndërsa ky është rasti i parë në botë që policia ka qëlluar mbi një civil për refuzimin e ndjekjes së masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, paralajmëroi të mërkurën se ai do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë të qëllojnë këdo që krijon telashe.

Ishulli kryesor i Filipineve, Luzon, ka qenë i izoluar totalisht që nga data 16 mars, ku njerëzit janë ndaluar të largohen nga shtëpia, përveç daljeve për të blerë ushqime apo ilaçe, ose nëse janë punonjës në sektorin e prodhimit.

Ndërkohë, Departamenti i Shëndetësisë raportoi 76 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit në Filipine, duke e çuar në 3094 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Po ashtu, janë shënuar edhe tetë viktima në 24 orët e fundit, të cilat e çuar numrin total të viktimave në 144./The star

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV