Video/ “Ik se do hash burgun”, kapiteni i jahtit luksoz kërcënohet nga autoritetet e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ti nuk ke asnjë leje, ik tani se do hash burgun. A merr vesh?” Këto janë fjalitë kërcënuese të autoriteteve, me të cilat u përball mbrëmjen e së premtes kapiteni i jahtit “Maltese Falcon” duke u detyruar të largohej edhe pse kishte ardhur për të bërë furnizimet me karburant dhe ushqime.

Jahti në fjalë u fut në portin e Durrësit paraditen e së premtes, por për shkak të kufizimeve kohore ai nuk mundi të bëjë furnizimet e nevojshme deri në orën 13:00 duke kërkuar që të qendrojë në kalatë deri të hënën e kësaj jave, gjë e cila është kundërshtuar nga autoritetet portuale. Madje, punonjës të sigurisë së portit i janë drejtuar kapitenit me kërcënime duke i kërkuar të largohej.

Ky i fundit ka filmuar bisedën me ta, ndërsa pak orë më vonë është detyruar të dalë nga porti i Durrësit, ndërsa sot në mëngjës ka lënë ujërat shqiptare.

E gjithë kjo ngjarja duket të jetë një njollë e zezë për turizmin shqiptar, i cili është shpallur prioritet nga vendi ynë./abcnews

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV