Nuk po i shtyhet në karantinë/ Enca kërkon të dashur on-line, ja kriteret

Këngëtarja shumë e komentuar Enca tregoi dje se si po i kalon ditët në karantinë. Në një lidhje live me emisionin “Pop  Culture”, Enca tha duke qeshur se është duke kërkuar të dashur on-line.

Gjatë intervistës, Dojna Mema e pyeti Encën nëse po flirton me ndonjë djalë aktualisht dhe këngëtarja u përgjigj se është në kërkim, po duket se kushtet e saj ishin tepër të parealizueshme.

“Dua të lidhem virtualisht, kush është i interesuar, duhet të jetë mbi 1.90 i gjatë, me shpirt artistik, me sens humori, të di gjuhë të huaja, që ka qenë në çdo shtet të botës”,-tha Enca duke qeshur e më pas shtoi se për këto kushte po bënte shaka.

Shpresojmë që kandidati i Encës të gjendet sa më parë, që edhe këngëtarja të mos i kalojë e vetmuar këto ditë ku lëvizjet janë të kufizuara.