Thyen karantinën/ Gjobiten 154 qytetarë, bllokohen 50 mjete e arrestohet një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e shtetit ka vazhduar me sanksionet për të gjithë ata persona që kanë shkelur masat e vendosura nga qeveria ndaj koronavirusit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, policia bën me dije se jaën gjobitur 154 qytetarë, janë bllokuar 50 mjete dhe është prangosur një person.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi R. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte autorizim për lëvizje, por ishte duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 1.19 mg/l.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 154 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 1 shtetas, pasi nuk ka zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 4 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Lexo edhe :  Rritet numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, merren masa emergjente

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, për një pjesëtar të familjes, për të bërë pazar në qendrat urbane, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Theksojmë faktin se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, pa marrë leje.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Lejohen të qarkullojnë ata shtetas që shkojnë në punë në aktivitetet e lejuara për të vazhduar punën dhe kthehen brenda orës 13:00, si dhe ata punonjës që puna u mbaron në orën 16:00, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri...

INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë për...

Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i...

“Kodi i ri Penal, futet në krevatin bashkëshortor!/ I vendos prangat Don Zhuanëve

Nga Florian Bonjaku* (Ish-Prokuror) Të merremi vesh që në fillim: Drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri ka ambicie të mëdha – harmonizim me standardet...

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30, sipas një deklarate të Marinës. Piloti...

Lajme të tjera

Web TV