COVID-19/ Lleshaj: Rasti i kryeministri britanik tregon se situata nuk është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastin e kryeministrit britanik Boris Johnson i cili është shtruar në terapi intensive e ka komentuar edhe ministri ynë i Brendshëm Sandër Lleshaj.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Lleshaj tha se ngjarja tregon se situata nuk është aspak shaka.

Ministri thekoi se koronavirusi është një pandemi botërore, që prek edhe shqiptarët, ndaj vlerësimi duhet të jetë korrekt dhe i qartë.

“Rasti Boris Johnson tregon se ky virus nuk është shaka. Kjo është situatë problematike dhe duhet vlerësim i madh e i qartë”, tha Lleshaj.

I pyetur nëse Shkodra si qytet a mund të izolohet apo të karantinohet, Lleshaj u shpreh se kjo varet nga fakti sesi rrjedhin ngjarjet.

“Karantinimi është praktikë e vjetër, që në mesjetë dhe janë zhvilluar praktika të qarta si ndodh karantina. Nëse situata do agravojë, në varësi të situatës, do jenë edhe masat.

Në varësi të situatës, do aplikohet pra në funksion të ngjarjes në terren. Por, shpresoj që do jemi në gjendje ta frenojmë situatën në Shkodër si kudo. Situata po ecën më mirë së fundmi”, vlerësoi Lleshaj.

Të fundit

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër...

Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim të veçantë me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar...

Henry Larsen, kalimi i parë i suksesshëm nga perëndimi në lindje

23 qershor 1940 Rruga Veriperëndimore, një kapitull i rëndësishëm në eksplorimin detar kanadez dhe në historinë e Arktikut Në verën e vitit 1940, një nga udhëtimet...

Bilanci, në Shqipëri hynë 472 klandestinë vetëm në 5 muajt e 2025

Në 5 muajt e parë të këtij viti, nga Policia Kufitare dhe Frontex janë kapur 472 emigrantë të parregullt. Ata futen në Shqipëri kryesisht...

Lufta Izrael-Iran, Lubonja: Ndërhyrja e SHBA-ve ka përmasa globale

Analisti i njohur Fatos Lubonja, në një lidhje direkte për një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku prej...

Lajme të tjera

Web TV