Plas keq mes socialistëve për jahtin luksoz/Sherr, fyerje dhe akuza për zhvatje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i jahtit “Maltese Falcon” nga porti i Durrësit ka sjellë një debat të ashpër mes vetë socialistëve.

Në këtë debat janë përfshirë  Auron Tare, drejtori i drejtorisë së Porteve Paulin Ndreu dhe vëllai i këtij të fundit që është edhe kryebashkiaku i Lezhës.

Ka qenë një postim i Auron Tares ai që ka ndezur gjithçka. Tare ka reaguar pas largimit të djeshëm të jahtit i cili bëri bujë edhe në media.

Auron Tare thotë se ardhmja e një jahti në këtë kohë është një lajm i gëzueshëm, por akuzon drejtorin Ndreu se e largoi.

Sipas Tares, jahti kishte bërë kërkesë për furnizohej si dhe te riparonte një problem në sistemin elektrik, por që nuk u bë i mundur në pak orë prandaj kishte kërkuar leje gjatë fundjavës.

Menjëherë ka reaguar edhe drejtori i Porteve në Durrës, Paulin Ndreu, i cili akuzon Auron Taren për zhvatje.

Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitanerisë në zyrën e tij, me arsyen se ai do te jetë padron i portit edhe në kohë pandemie dhe atij nuk duhet t’ia prishë askush. Ai jahtit i ka premtuar që ta fusë 2 javë në port duke zënë kalatën për interesa private të tij në këtë kohë krize. Jahti ka qëndruar 24 orë në port që të premten deri të shtunën dhe nuk ka marrë furnizim as nuk ka kërkuar furnizim duke u justifikuar se do e marrë javës tjeter po t’i duhet. Jahti nuk është larguar por i është thënë të dali në rade të portit deri sa te vijë furnizimi i naftës të hënën pasi e gjjthë skema ishte mashtrim”, shkruan Paulin Ndreu.

Lexo edhe :  Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Në mbrojtje të Pualin Ndreut ka dalë edhe Pjerin Ndreu, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe aktualisht kryebashkiak i Lezhës që e këshillon të vëllanë: “Qëndro strik në mbrojtje te ligjit”.

Ditën e djeshme kapiteni i jahtit “Maltese Falcon” u largua nga porti i Durrësit mes kërcënimeve dhe britmave siç dëgjohet edhe në video.

Kapiteni filmoi bisedën me ta e cila u publikua edhe në media dhe më pas u detyrua të lërë ujërat shqiptare.

Të fundit

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Lajme të tjera

Web TV