COVID-19, VOA: Shenja shprese në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evropa po jep shenja të reja shprese lidhur me pandeminë ndërsa numri i përditshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë, Itali e Francë po ulet. Vdekjet si pasojë e koronavirusit dhe rastet me të infektuar vazhduan të bien edhe gjatë ditës së hënën në Spanjë, megjithëse autoritetet paralajmëruan mbi një shtrembërim të mundshëm të shifrave nga një raportim më i ngadalshëm gjatë fundjavës.

Ministria e shëndetësisë njoftoi 637 raste të tjera vdekjesh në 24 orët e fundit, numri më i ulët i vdekjeve në 13 ditë, ndërsa shifra totale llogaritet mbi 13 mijë që kur pandemia goditi vendin.

Po kështu edhe numri i infeksioneve të reja të regjistruara ishte më i ulti në dy javë. Spitalet njoftuan se ritmi i pacientëve që vijnë në repartet e urgjencës po bie, duke i dhënë një lehtësim shumë të nevojshëm punonjësve të mjekëve e mbingarkuar. Ndërkohë Italia ka shënuar nivelet më të ulëta në numrin e viktimave të raportuar prej më shumë se dy javësh dhe trajektorja e infeksionit duket se po shkon më në fund drejt rënies. Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, tha të dielën se ishin regjistruar 525 raste vdekjesh në një hark kohor prej 24-orësh që nga e shtuna në mbrëmje. Kjo është shifra më e ulët në vend prej 19 marsit, kur u njoftuan 427 raste vdekjesh.

Por optimizmi u shua disi nga rritja e numrit të të vdekurve në Britani. Nga ana tjetër kryeministri i Britanisë Boris Johnson vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë pavarësisht shtrimit mbrëmë në spital. Zyra e tij tha se ky hap u morr për të qenë të kujdesshëm pas prekjes së zotit Johnson nga koronavirusi./VOA

Të fundit

OBSH ngre alarmin: Temperaturat e larta po përhapin sëmundje që dikur ishin të rralla

Valët e të nxehtit janë "një emergjencë shëndetësore, jo vetëm një emergjencë klimatike", paralajmëron Komisioni Pan-Europian për Klimën dhe...

Sateliti i BE fotografoi retë e tymit mbi Delvinë e Gramsh

Pasojat e zjarreve në Gramsh dhe në Delvinë dukeshin kështu nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela...

Ofertë 70 milionë euro nga Premier League, Hansi Flick i hapur për shitjen e titullarit

Tottenham po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmon, e cila do të arrinte në 70 milionë euro, dhe me të do të...

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te bagëtitë për banorët e prekur...

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë kritike: Britania e Madhe, nën udhëheqjen...

Lajme të tjera

Web TV