test

Lojtari i kombëtares tregon frikën nga koronavirusi: Do ndodhë diçka dramatike, aty ku luaj një…  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një vend në Evropë që vazhdon të luhet futboll pavarësisht pandemisë së koronavirusit që po vret mijëra njerëz në gjithë botën.

Bjellorusia ka zgjedhur që të vijojë kampionatin  e saj në të cilin bën pjesë edhe lojtari i kombëtares shqiptare  Azdren Llullaku.  Ky i fundit luan me Shakhter Soligorsk.

Në Bjellorusi janë shënuar rreth 600 persona të infektuar ku 8 prej tyre kanë humbur jetën,por jeta vazhdon normalisht.

Në një intervistë për Sky Sport, lojtari i kombëtares shqiptare,  Azdren Llullaku  tregon frikën që ndjejnë në seancat stërvitore dhe në vazhdimin e kampionatit.

Këtu nuk flitet shumë për koronavirusin. Të shtunën luajtëm një ndeshje në kampionat, ndërsa të dielën ishim në stërvitje. Një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por kjo është zgjedhja e atyre që janë në krye, ne kemi një kontratë dhe duhet të luajmë e të bëjmë atë që na thonë. Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë”, është shprehur ai për Sky Sport.

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV