Dy të vdekur në Kosovë nga COVID-19 brenda pak orësh

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se dy persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Kjo e çon në 3 numrin e viktimave në Kosovë nga COVID-19.

Me këtë shkon në tre numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Në ora 03:00 ka ndërruar jetë pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka ndërruar jetë pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).