Emigrantët në kufi, reagon Majko: Jo përgjegjësia e imja, por jam në kontakt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar pas kritikave të bëra nga anëtarë të opozitës për mosreagimin publik për emigrantët e bllokuar në kufi. Majko thekson se kjo situatë nuk është përgjegiësi e tij si ministër, gjithsesi, ai bën me dije se ka komunikuar me autoritetet përgjegjëse dhe shpreson për një zgjidhje të situatës.

Majko përsërit disa herë se vendi ndodhet në luftë me koronavirusin, ndaj dhe masat janë të ashpra. Ai kritikon edhe qëndrimet e fundit të opozitës për të cilën thtoë se “është e qartë në atë çfarë nuk do”.

Reagimi

Qëndrimi në shtëpi për një kohë relativisht të gjatë nxit fantazinë. Sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij. Ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare.

Logjika të tilla në “kohë kolere” janë të justifikuara! Inati e ka rrugën e gjatë! Puna si rregull bëhet në zyrë dhe ku nuk kam munguar asnjë ditë!

Megjithëse jashtë fushës së përgjegjësisë sime, por me përgjegjësi njerëzore kam komunikuar prej ditësh me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shqëndetësisë, Ministrin në detyrë për Europën dhe Politikën e jashtme, zëvendësministren e brendshme dhe zëvendësministrin (tjetër) në Ministrinë e për Europën dhe Politikën e Jashtme… dhe vazhdoj të komunikoj.

Shpresoj, që rregullat e emergjencës dhe task-forca që drejton atë do të gjejnë mekanizmin e zgjidhjes së situatës!

Kjo është luftë! Dikush mund ti duket retorikë por ende ska kuptuar se bota po ndryshon me egërsimin e gjendjes së pandemisë! Dhe kjo që po ndodh është një gjendje lufte e paprecedent! Rregullat e saj janë të ashpra dhe urdhërat diskutohen vetëm pas mbarimit të saj!

Por, edhe në luftë, diskutimet janë të lejuar nga distanca! Dikush nuk sheh aspak luftën por interesat e pushtetit pas saj! Dikush do të thotë se ai është më burr i “zoti”. Psherëtimat politike në kohë kolere kanë erën e saj!

Lexo edhe :  Rama takim me të rinjtë e Durrësit, të pranishëm dhe kandidatët e qarkut

Duke njohur gjendjen e luftës ju siguroj se kam parë të gjithë të vërtetat që mund të duroj. Ky është momenti ku ndahen karakteret dhe ndarjet politike kanë të bëjnë shumë pak!

Kjo është një kohë e cila kërkon reflektim dhe jo “batuta”. Rezultatet e post-luftës aktuale do të jenë të trishta. Ato do të godasin ekonominë dhe elitat politike të qarta në paqartësi!

Opozita në Tiranë është e qartë vetëm për atë që nuk do! Diskretitimi i marrdhënies politike nuk është opozitarizmi më efikas!

Opozita nuk ka kuptuar se bashkë me virusin ndarjet e ideologjisë e majtë e djathtë po “vdesin” nën presionin e opinionit publik të rrjeteve sociale! Një milion refugjatë sirianë ndryshuan një pjesë të strukturës politike europiane. Në një pjesë të Europës ndodhi “zëvendësimi” i opozitave! E njëjta situatë rrezikon edhe në Shqipëri!

Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Mënyra e të kërkuarit është sikur në Shqipëri ska ndodhur asgjë, a thua se ka ikur energjia elektrike e cila do të vijë pas pak…!

Ju siguroj se jemi në punë pa qenë on-line! Publiku do rezultate dhe jo një teatër partizan në rrjetet sociale. Kujdesi i tepërt në emergjencën kombëtare është ana e keqe por edhe ana më emirë e trajtimit të kësaj krize nga qeveria. Kush dëshiron të ndihmojë është i mirëpritur! Kush dëshiron të kritikojë e ftoj për mirëkuptimin që fuksionon në të tilla raste! Uroj të kuptoni rregullin e artë të Luftës. Ai është, të shpresosh më të mirën dhe të përgatitesh për më të keqen! Besoni të parën dhe mos haroni të dytën!

Të fundit

Kampionati Europian U 17 për herë të parë në Shqipëri, Duka: Moment historik

FSHF hapi nga Durrësi fushatën promovuese për Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri këtë vit. Presidenti i...

“Korridori Blu” merr jetë, Balluku:Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren gati brenda dy viteve

Objektivin “Shqipëria në BE në 2030”, mazhoranca aktuale synon që në rast të fitores së një mandati të ri, edhe përmes investimeve madhore në...

FOTOLAJM/ Rama: Voto 5, e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 maj. Në një foto që ka ndarë në...

Takimi në Fier/ Balluku: Kemi bërë transformim radikal në infrastrukturën rrugore

Drejtuesja Politike e Qarkut Fier, Belinda Balluku e njëherësh ministre e Infrastukturës dhe Energjetikës ka qenë pjesë në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe sfidat për...

Kaos në kampin e Gjadrit, emigrantët shkaktojnë trazira dhe dëmtime për disa orë

Tension dhe kaos ka pasur në qendrën për emigrantëve në Gjadër, ku janë sistemuar 40 shtetas të huaj të transferuar nga Italia. Ngjarja, e raportuar...

Lajme të tjera

Web TV