Ja çfarë mund të ndodh me Evropën pas pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Teuta Nunaj

Pandemia është kryefjala e diskutimeve më të mëdha botërore sot dhe ngjarja që pritet të na ndryshojë të gjithëve. Historia botërore që njohim si të dokumentuar, fillon me antikitetin evropian dhe zbulimet e mëdha të kontinenteve kanë treguar se qytetërimet kishin një bazë të madhe e të qëndrueshme në Evropë.

Trashëgimia më e madhe botërore e artit, arkeologjisë, ekonomisë, shkencës vjen nga Evropa, ndaj po ta quash Evropën djep të trashëgimisë botërore nuk besoj se bëhet ndonjë gabim shkencor.

Në Evropë lindi kapitalizimi, në Evropë lindi Republika, në Evropë lindi organizmi unikal siç është Bashkimi Evropian, në Evropë u realizuan veprat më të mëdha e më të shumta në të gjitha zhanret artistike, në Evropë po ashtu filluan edhe dy luftrat e mëdha botërore të shekullit të kaluar, që shkatërruan një botë të tërë, përfshi edhe Evropën.

Evropa heterogjene në kombe, raca e etni pas mbi 70 viteve përpjekje madhore për unifikim, po ndalet. U desh një pandemi botërore që të lëkundte një strukturë 70 vjeçare evropiane dhe të nxjerri në pak mentalitetin dominues evropian.

Kriza shëndetësore e pandemisë nxorri zbuluar funksionimin real të një organizate sui generis për nga lloji, organizatë e cila në 30 vitet e fundit është rritur, por njëkohësisht edhe është përballur me kriza të shumta.

Ndarjet kanë dominuar mbi të përbashkëtat; krizat e zgjidhura përgjysëm janë rizgjuar; pazgjidhshmëritë e plota të problemeve kanë ngritur krye; fryma nacionale po del gjithnjë e më shumë në pah, kundrejt frymës bashkuese evropiane; interesi kombëtar po mbizotëron interesin rajonal evropian.

Kriza e paparashikuar shëndetësore e pandemisë, si kurrë më parë, u kthye brenda natës edhe në një krizë ekonomike për të gjithë botën, rënia ekonomike është e pashmangësme, por reagimi i qeverive do na tregoj në të ardhmen e afërt dhe të largët sesa do të jetë kjo rënie dhe sa dëme do na sjellë.

Kriza shëndetësore u kthye në epiqendrën e krizave që ka kaluar BE-ja në këto dy dekadat e fundit: (i) zgjerimi i BE-së në lindje, nuk solli përputhshmërinë e pritshme; (ii) problemi i njohjes së pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës, na tregoi ndasitë e vjetra të shteteve anëtare dhe nuk pati unision vendimesh, edhe sot 5 shtete të BE-së ende pas 22 vitesh nuk e njohin pavarësinë e saj dhe BE-ja hesht; (iii) kriza e emigrantëve e vitit 2015 u trajtua në mënyrë nacionale më shumë sesa evropiane; (iii) Brexit tregoi se ndjenjat kombëtare janë më të forta se ato evropiane, se Evropa shihet si një bashkim kombesh me interesa të ndryshme dhe jo si një bashkësi unike për të ecur së bashku në të njëjtën rrugë; (iv) mjaftoi pandemia, që kufijtë sa hap e mbyll sytë të mbylleshin në mënyrë të njëanshme dhe me vendime nacionale, pa marrë në konsideratë në këtë rast, se një marrëveshje e mëparshme “detyronte” shtetet që de jure të “fshinin” kufijtë mes tyre; (v) apo që tregtia ndërkombëtare të ndalohej me urdhër qeveria, pasi mbrojtja e jetës së qytetarit të një vendi, kishte më shumë rëndësi, sesa mbrojtja e një qytetari tjetër evropian, qoftë ky edhe italian. Pasi italianët dhe qeveria Conti ngritën fuqishëm zërin dhe jo vetëm ata, si dhe pasi bota mbarë mësoi për situatën, BE-ja filloi riorganizimin në nivel organizate.

Lexo edhe :  Importoni edhe votues…

Tashmë jemi të vetëdijshëm se BE-ja ka pësuar lëkundje, por themelet i ka ende të forta. Vazhdimësia dhe ndikimi që ajo do të ketë në ardhmërinë e Evropës dhe në rolin e saj në botë, do të varet drejtpërdrejtë nga efikasiteti dhe efiçenca që liderat e saj do të shfaqin në zgjidhjen e problemeve pos convid-19, ku ato ekonomike do jenë në dominancë.

Pandemia nxorri në pah ndarjet dhe BE-ja nuk mund të vazhdojë normalitetin, nëse ajo nuk punon fort për të mbyllur në themel përçarjet e jo thjesht për t’i mbyllur nga sipër ato. Solidariteti që ishte baza e themelimit dhe ngritjes së strukturave të BE-së, papandehur i zuri vendin interesit të ngushtë kombëtar. Për t’u mbrojtur dhe për të dalë të fituar nga kriza e pandemisë botërore, BE-ja ka më shumë se kurrë nevojë për unifikim dhe bashkëpunim mes shteteve anëtare, sesa për shfaqja të dallimeve mes tyre.

Nëse politikat dhe vendimet e BE-së do të ngrihen mbi nivelin nacional, janë të gjitha shanset që ajo të vazhdojë, e kundërta mund të na rezervojë surpriza. Çdo vendim politik i sotëm, që do të ndërmerret nga liderat evropianë, do të ketë një ndikim politik, ekonomik dhe social në ardhmërinë e vetë kontinentit tonë dhe do të jetë vendimtare për ekzistencën e organizatës ku ata bëjnë pjesë.

Nga ana tjetër, ekstremistët e djathtë që po fitojnë edhe më shumë terren në vendet evropiane, po përpiqem ta vënë në dyshim ekzistencën e BE-së. Ndaj, në fund të një analize natyrshëm mbërrijmë në përfundimin se mënyra sesi do të luftohet pandemia botërore, vendimet që do të merren për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve anëtarë të BE-së, mbështetja që BE do të japi për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor dhe roli që do të ketë bashkëpunimi ndërevropian kundrejt veprimit kombëtar të shteteve anëtare, do t’i japi edhe përgjigje pyetjes: A do të vijojë të jetë BE-ja organizata më dominuese dhe më e rëndësishme në kontinentin Evropian?

Të fundit

Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të grupit “Miqtë...

Lider për energjinë e rinovueshme/ Eurostat e rendit Shqipërinë pas Norvegjisë në 2023

Shqipëria ka prodhuar më shumë energji te gjelbër sesa ka konsumuar. Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023...

Arrestimi i Erion Veliajt, Kryemadhi: Është radha e Ramës, lista po vazhdon

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme (10 shkurt), tha se tani është radha e kryeministrit Edi...

Tiparet e personalitetit që lidhen me suksesin

A e konsideroni veten një person kurioz, konkurrues dhe të vetëdijshëm? A mendoni se keni cilësi më misterioze, të tilla si “përshtatje e lehtë,...

Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi ‘zhyt’ Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura. Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e...

Lajme të tjera

Web TV