Historia e funksionarit italian që drejtoi misionin e forcave të përbashkëta italiane në 1997
Nga Fabrizio Lisi*
Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka emocionuar shumë italianët me dërgimin e një ekipi mjekësh në vendin tonë për t’u përballur me epideminë Coronavirus. Një gjest mirënjohjeje nga populli i tij për atë që bëri Italia në kohën e të ashtuquajturës Anarki Shqiptare, kaosit të brendshëm që shpërtheu në 1997 dhe që italianët ndihmuan ta mbanin me një mision paqeruajtës të përbashkët (1997-1999), në të cilin gjithashtu mori pjesë Guardia di Finanza. Kontigjenti u drejtua nga gjeneral brigade Fabrizio Lisi, i cili kujton këtu atë operacion për La Notizia.
Prill 1997: një ATR e Guardia di Finanza nisej nga aeroporti ushtarak i Pratica di Mare, plani i fluturimit për në Tiranë, me një skuadër funksionarësh të Policisë dhe Oficerëve të Guardia di Finanza e Carabinieri: Shqipëria po përjetonte krizën e dytë nga tre krizat dramatike që e goditën atë në vitet ’90.
E para është ajo e vitit 1991: në Berlin ra Muri, në Tiranë shuhej ëndrra për të qenë “socializmi i vetëm në botë”: mijëra njerëz të dëshpëruar, sidomos të rinj, pushtuan ambasadat e huaja (“tempujt e shpresës”), pastaj porti i Durrësit, e më pas u hodhën mbi “karrocat e detit”, duke u nisur drejt brigjeve italiane. Imazhi i atij pushtimi të vërtetë është anija “Vlora” (emri i qytetit të Vlorës), një anije tregtare e përdorur deri në atë kohë për të transportuar sheqer (“anija e ëmbël”), e ngarkuar me shpirtra të ngjeshur në çdo centimetër katror.
Kriza e dytë është ajo e vitit 1997: mbaroi lufta në ish-Jugosllavi, sistemi i pastrimit të parave ishte shembur: Shqipëria kishte qenë në shënjestër të spekullatorëve ndërkombëtarë, të cilët investuan të ardhurat e tyre në “kompanitë piramidale” , kompani financiare që dhanë interesa shumë të larta: njerëzit, përsëri të dëshpëruar për humbjen e të gjitha sendeve të tyre, u gjendën përsëri në trotuar dhe pushtuan kazermat, burgjet, fabrikat, duke arratisur në Itali me barkat e shpejta që kishte krimi italo-shqiptar, që përdoren për të transportuar drogë dhe armë: udhëtimet e shpresës kishin, më shumë se një herë, pasoja tragjike: “Kater i Rades” pësoi një fundosje dramatike, duke u përplasur me “Anijen Sibilla” të Marinës Italiane: vdiqën 120 vetë.
Vala e tretë e migracionit u zhvillua në vitin 1999, pas spastrimit etnik në Kosovë drejt komunitetit shqiptar: të mbijetuarit e shfarosjes u dëbuan përsëri drejt Shqipërisë, veçanërisht përmes kufirit të Kukësit, dhe u pritën nga komuniteti ndërkombëtar (nga shumë organizata humanitare italiane) në objekte të realizuara posaçërisht, ku sidoqoftë ata ishin pre e lehtë për kriminelët që menaxhuan trafikimin e emigrantëve ilegalë në Puglia. Në prill të vitit 1997, ajo ATR solli një grup të vogël “ekspertësh” që Italia kishte dërguar 48 orë pas një kërkese të dëshpëruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë: bëhej fjalë për disa funksionarë të Policisë dhe oficerë të Guardia di Finanza, të cilët nisën të ofrojnë ndihmë për kolegët shqiptarë, për të nxitur një “humus” të sigurisë në një vend në revoltë dhe nën kontrollin (veçanërisht në jug) të bandave kriminale.
Italia tashmë kishte kontribuar me dërgimin e “burrave me uniformë”, në misionet evropiane “Pellicano” dhe “Alba” në të cilat kishte udhëheqjen, por sfida këtë herë ishte më e vështirë: bëhej fjalë për rindërtimin pothuajse nga e para të strukturave të Policisë, Komisariateve, Drejtorive, Rrugoren dhe Policinë Kufitare. Mbi të gjitha, kjo detyrë e vështirë iu besua Shërbimit Detar të GdF, i cili nisi të patrullojë brigjet nga Durrësi deri në Vlorë me anije patrullimi të shpejtë V5000, me në bord kolegë shqiptarë: misioni ishte të shkurajonte nisjet e “rafteve” të shumta dhe të sinjalizonte në Itali ata që mund të shpëtonin nga ndjekja.
Kontrolli ndaj narkotrafikantëve
“Misioni Ndërinstitucional” shkoi shumë mirë: Policia Shqiptare u organizua shpejt në strukturat e saj, të cilat morën për shembull “Policinë” italiane: trafikimi i emigrantëve ilegalë përmes detit, dalëngadalë filloi të binte, pastaj për të mbaruar: nuk kishte më asnjë aksident, i cili mund të kishin krijuar probleme serioze diplomatike; ndihma u shndërrua në një bashkëpunim midis kolegëve nga të dy vendet, me kënaqësinë e autoriteteve italiane dhe mirënjohjen nga ajo shqiptare.
I njëjti aeroplan, ATR i Guardia di Finanza, që nga viti 1997 ka fluturuar disa herë mbi qiellin e Vendit të Shqiponjave për misione operative, siç janë ato për të “skanuar” kultivimin e drogës, apo edhe ato humanitare, kur transportohej drejt Barit Ilaria, një vajzë e vogël, disa muajshe nga Durrësi, e cila lindi me një keqformim të rëndë të zemrës, apo kur solli ndihma të shumta që familjet e financuesit e Korpusit të Shërbimit Detar të stacionuar në Durrës dhe Vlorë dërguan, sidomos familjeve të refugjatëve.
Vajtje-rikthim
Disa ditë më parë e njëjta ATR udhëtoi në aeroportin “Nënë Tereza” me të njëjtin “plan fluturimi”, por këtë herë pa ngarkesë, pa ekip, vetëm pilotët dhe ekuipazhi: misioni ishte të merrte “në Tiranë” një skuadër “engjëjsh” bluzash të bardha dhe me maska, 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë të cilët u dërguan për të ndihmuar Italinë e shkatërruar nga Covid-9.
“Është thjesht një qiri i ndezur”, tha kryeministri Rama. Mund të jetë i tillë, por është një qiri që shkëlqen një dritë të jashtëzakonshme: është drita e vlerësimit dhe e mirënjohjes nga një Popull mik: Edi Rama, njeriu (dhe ministri) i kulturës, artisti, kryetari i “buldozerëve dhe i ngjyrave”, të përdorura si për të zbukuruar së pari kryeqytetin dhe më pas gjithë vendin, interpretoi në mënyrë perfekte dhe me ndjeshmëri të madhe institucionale ndjenjat e “njerëzve” të tij, duke gjetur kështu mënyrën më të mirë për të thënë” faleminderit”: faleminderit për ndihmën dhe bujarinë që Italia asnjëherë nuk na e ka munguar për vendin kur ka pasur nevojë, nga i fundit me rastin e një tërmeti shumë të fortë, shkatërrues, që goditi Vendin e Shqiponjave, me ndërhyrjen e menjëhershme të Mbrojtjes sonë të shkëlqyer Civile dhe bujarisë së Kryqit të Kuq.
Prandaj, faleminderit ty Shqipëri, për këtë shenjë miqësie dhe njerëzimi të madh. Çfarë tronditje ishte të shihnim ata mjekë të rinj që mbërrinin në Itali, larg nga të qenit të frikësuar apo konfuzë si prindërit e tyre, përkundrazi me sytë plot forcë, kurajo, e bujari … faleminderit Edi Rama, në emër të të gjithë ne italianëve: faleminderit edhe nga ana ime, që ishte në bordin e ATR në ’97, Shefi i Misionit të Guardia di Finanza; që lundrova detet dhe fluturova mbi qiellin e Shqiperisë; që përshëndeta refugjatët në fushat e Mbrojtjes Civile dhe Kryqit të Kuq Italian; që punova për një kohë të gjatë së bashku me Autoritetet dhe Policinë tuaj, dhe për popullin tuaj, kaq fisnik dhe bujar në shpirt.
*Autori i artikullit është Gjeneral i Korpusit të Ushtrisë (ris) i Guardia di Finanza dhe Medalja e Artë e Shqiponjave, dekorim i dhënë atij nga Presidenti i Republikës Rexheo Meidani “për kontributin e tij në luftën për parandalimin e kontrabandës, të trafikimit të paligjshëm të imigrantëve, të armëve dhe drogës”.
Burimi:https://www.lanotiziagiornale.it/
Përgatiti për botim: Leonard Veizi/Fjala/