Covid-19/ Greqia kundër testimit masiv, zbulon rreziqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata Kombëtare Farmaceutike në Greqi ka dalë kundër testimeve masive për koronavirusin.

Sipas kësaj shoqate në fazën që ndodhet aktualisht koronavirusi në vendin fqinj, farmacistët nuk duhet të bëjnë furnizime me teste diagnostikuese.

Më tej kjo shoqatë përmend faktin se po qarkullojnë shumë teste false pozitive apo false negativë që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, ndaj edhe nuk sugjerohen testet masive, por ato molekulare në laborator për pesonat që kanë simptoma.

“Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje. Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë. Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit. Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes”,-thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Shoqata Farmaceutike nuk rekomandon furnizimin me teste për diagnostikimin e COVID-19 –Në një letër drejtuar të gjitha shoqatave farmaceutike të vendit, Shoqata Kombëtare Farmaceutike rekomandon që, në fazën që ndodhemi, farmacistët të mos bëjnë furnizime me teste diagnostikuese të COVID-19 , duke i njoftuar paralelisht komunikimet e Profesorit të sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras.

“Gjatë kësaj faze të pandemisë në vendin tonë, nuk rekomandohen testet e posaçme të antitrupave për përdorim nga publiku i gjerë, të cilat nuk e diagnostikojnë sëmundjen Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje.

Lexo edhe :  Digjet Turqia/ Shpërthimi i zjarrit i kthen shtëpitë në hi, helmohen dhjetëra banorë

Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë. Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit. Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes.

Testet më të besueshme janë ato molekulare të certifikuara nga organet ndërkombëtare, të cilat po përdoren aktualisht në të gjitha vendet e botës. Në luftën kundër virusit, na nevojiten të dhëna të sakta dhe të dimë të vërtetën. Testet e antitrupave nuk janë për këtë fazë të pandemisë .Gjatë kësaj periudhe, grupe kërkimore në Greqi nga universitete të ndryshme në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë, po vlerësojnë besueshmërinë dhe përdorimin e mundshëm në të ardhmen të këtyre testeve me antitrupa për qëllime epidemiologjike dhe qëllime të tjera praktike”.

Për më tepër, nëpërmjet një letre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Shoqata ka kërkuar informim të vazhdueshëm lidhur me këtë çështje dhe veçanërisht, kur të gjykohet i përshtatshëm përdorimi i këtyre testeve në komunitet, të jepen udhëzime lidhur me: a) cili test ka më shumë rezultat dhe është më i sigurt. b) kur do të ishte i dobishëm përdorimi i tyre. c) në cilat grupe pacientësh do të ishte i dobishëm përdorimi i tyre

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV