Dalin pamjet e frikshme/ Gruaja digjet me acid

Një grua është djegur me acid nga një person ende i paidentifikuar.

Ajo ka pësuar djegie të mëdha në trupin e saj. Gruaja 39-vjeçare ishte duke nxjerrë mbeturinat jashtë shtëpisë së saj kur u sulmua nga një ri, i cili e spërkati me acid.

Sipas policisë, lëngu gërryes  i ka shkaktuar djegie të shkallës së dytë në të gjithë trupin, fytyrën dhe duart.

Ajo u transportua në Spital, ndërsa gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.

Ngjarja ndodhi në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.