Greqia jep miliona euro në ndihmë të medias, ja sa do përfitojnë gazetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria greke ka vendosur që të përfshijë një ndihmë prej miliona eurosh në paketën e fundit për median dhe gazetarët.

Gazetarët e punësuar në median elektronike me mbi 5 punonjës, do të përfshihen në asistencën speciale për të gjithë të punësuarit në biznese me xhiro të ulët, në rastin konkret nga mungesa e reklamave.

Ndërsa, gazetarët që nuk kanë kontratë të plotë pune, por ushtrojnë profesionin si “free lancer”, domethënë privatisht, duke paguar sigurimet shoqërore me numër NIPT aktiviteti privat, do të përfshihen gjithashtu në këtë asistencë 800 euro, për dy javët e marsit dhe gjithë prillin.

Aistenca nuk do të taksohet dhe do të shoqërohet me mbulim të plotë të sigurimeve shoqërore si dhe shtyrje të afateve tatimore e kreditore për 4 muaj.

Në të njëjtën kohë, qeveria greke ka miratuar buxhetin qeverisës 11 milionë euro për shërbime informative dhe komunikimi të qytetarëve, në kuadrin e mbrojtjes së shëndetit publik e mbrojtjes sociale, konkretisht për përballimin e parandalimin e virusit COVID-19.

Buxheti për fushatën informative “Qëndrojmë në shtëpi” do të shpërndahet në të gjitha mediat, si televizive, elektronike apo gazetat, në median e Athinës dhe periferike e lokale./Fjala.al/

Të fundit

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Lajme të tjera

Web TV