Këtë vit me maska edhe në plazh? Ja çfarë thonë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pier Luixhi Lopalko, menaxher rajonal për koordinimin e urgjencave epidemiologjike rajonin e Pulijas në Itali, thotë se pandemia e koronavirusit do të dojë edhe disa muaj që të largohet. Prandaj, ai e bën të qartë se këtë vit maskat nuk do të na ndahen as në verë, madje as gjatë kohës së plazhit

“Është shumë e vështirë të thuhet, se kur mund të hiqen masat kufizuse, pasi një epidemi e tillë mund të zgjasë shumë. Ndaj nuk flasim dot për ditë por për javë të tëra”– deklaroi ai gjatë një lidhje online me emisionin “Agorà” në Rai3.

Lopalko e cilëson ngushëllues faktin, që të dhënat konfirmojnë një rënie të kurbës së epidemisë. “Numri i madh i të vdekurve është shumë trishtues, por duhet thënë se vdekjet nuk janë asgjë më shumë se sa rezultat i infektimeve që ndodhën disa javë më parë”– thekson ai.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me përdorimin e maskave të fytyrës, eksperti shpjegoi se “nëse nuk jemi në gjendje të ruajmë një distancë të sigurt, maska do të jetë tani e tutje një gjest i sjelljeve të mira si në vitet 1920, kur cilësohej një sjellje e mirë mos pështyjrja në tokë, për të shmangur prekjen nga tuberkulozi ”.

“Në përgjithësi, kur i afroheni një personi duhet të keni të vënë maskën. Nëse dilni në një
rrugë të mbushur me njerëz, duhet sërish ta keni maskën. Nëse nuk keni mundësi të respektoni distancën e sigurisë, duhet sërish të mbani maskën; dhe nëse jeni në një ambient të mbyllur, kjo është edhe më e domosdoshme. Një njeri që ndodhet në tryezën aty pranë mund t’u hedhë në fytyrë stërkalat e tij, dhe kjo pasi ndodheni në një ambjent të mbyllur”-thekson ai.

Lexo edhe :  Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Por çfarë mund të bëjmë në verë, për shembull në muajin korrik? Lopalko mendon se duhet të forcohet shumë masat nga autoritetet shëndetësore lokale. Mbi të gjitha, këto të fundit duhet të mësojë sesi të menaxhojnë një epidemic. Dhe kjo sipas tij, është diçka që nuk mund të mësohet brenda natës. Pra çfarë vere duhet të presim? “Ne duhet të presim që këtë verë të nxihemi me shenjën e maskës në fytyrë. Me siguri, duhet të mësohemi me distancën dhe masat e sigurisë”– thekson ai.

S.T

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV