Lady Gaga dhe organizata ‘Global Citizen’ kanë mbledhur 35 milionë dollarë për të luftuar coronavirusin dhe do të nisë një shfaqje speciale virtualisht bashkë me Paul McCartney, Stevie Wonder dhe Billie Eilish.
Ylli i muzikës pop dhe ‘Global Citizen’ njoftuan gjithashtu “One World: Together at home”, një ngjarje televizive që synon të luftojë coronavirusin.Kjo do të shfaqet më 18 prill njëkohësisht në rrjetet ABC, NBC, CBS, iHeartMedia dhe Bell Media.
E veçanta e shfaqjes, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në YouTube, Apple, Facebook, Instagram, Twitter dhe në më shumë platforma, do të përfshijë paraqitje nga Elton John, David Beckham, John Legend, Eddie Vedder, Kerry Washington, Coldplay’s Chris Martin, Lizzo , J Balvin, Andrea Bocelli dhe Maluma.
Idris Elba dhe bashkëshortja e tij, Sabrina Elba, të cilët rezultuan pozitivisht për coronavirus, po ashtu do të marrin pjesë në shfaqje