Rama PD-së: Nuk e vendos qeveria sa teste bëhen, por Komiteti Ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të Partisë Demokratike për kryerjen e testimeve masive. Përmes një postimi në Twitter, Rama sqaron Partinë Demokratike se nuk është qeveria ajo që vendos se sa teste kryhen, por Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Më herët Partia Demokratike përmes Dr.Mirela Tabaku i ka ripërsëritur thirrjen për testime masive qeverisë pasi sipas PD, çdo ditë e humbur me testime të ulëta ndihmon përhapjen e koronavirusit. Po ashtu sa më shumë të zgjatet strategjia e testimeve të ulëta, aq më shumë thotë ajo do ketë impakt negativ në shëndetësi, ekonomi dhe shoqëri.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV