Kryeministri Edi Rama ka folur sonte në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.
Rama tha se nuk e di akoma nëse ka kaluar ende vala e parë e koronavirusit, por tha se duhet të jemi të kujdesshëm se nga dita në ditë mund të ndeshemi me befasi.
“Nuk dihet ende nëse kemi kaluar valën e parë. Jemi në një situatë somnambolike. Me sytë mbyllur dhe me duart përpara për të prekur vendet ku ecim. Tani jemi nën parashikimin tonë, por nga dita në ditë mund të ndeshemi me befasi,”- shtoi Rama.
Në një lidhje me Skype në emisionin “Përballë”, Rama u pyet se kush ia kishte sugjeruar masat drastike dhe tha se ishte vetëdija.
“Vetëdija që ne do të bëheshim gazi dhe turpi i botës,”- tha Rama.
Ndërkohë prej tre javësh Shqipëria është izoluar totalisht në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Rama ka lajmëruar një lehtësim të masave drastike dhe është shprehur se kjo gjë varet nga mënyra se si njerëzit respektojnë distancimin social dhe rregullat.