VIDEO/ Me emrat në fanellat kuqezi, FSHF: Sot mjekët janë Kombëtarja jonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht punën, mundin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, sanitarëve, shoferëve të ambulancave dhe të gjithë punonjësve në sistemin e shëndetësisë që në vijën e parë po përballen me guxim me virusin vdekjeprurës Covid-19.

Në këtë kohë të vështirë, jemi shpirtërisht pranë tyre dhe familjeve të tyre. Federata e Futbollit, shpall simbolikisht 459 mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët e ambulancave dhe të gjithë  personelin e përfshirë si Kombëtaren tonë që po përballet me një “ndeshje” të vështirë, të pabarabartë e të padrejtë për jetën njerëzore. Emrat e tyre u shkruan për secilin në një fanelë të kombëtares shqiptare të futbollit dhe do u dhurohen këtyre heronjve të heshtur në shenjë vlerësimi, mbështetjeje dhe solidarizimi. Sot në Ditën Botërore të Shëndetit, fanelat e punonjësve tanë të shëndetësisë, mbushën fushën e stadiumit kombëtar Air Albania me mesazhin: MJEKËT KOMBËTARJA JONË!

Emrat e tyre do të qëndrojnë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit si një kujtesë për sakrificën e tyre! Gjithashtu, Federata e Futbollit duke menduar fëmijët e tyre, do të shpërndajë edhe 459 topa që vogëlushët të mund të luajnë futboll në kushtet e shtëpisë.

Ne sërish bëjmë thirrje që të qëndrojmë në shtëpitë tona, si përpjekja më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit. Kjo është mbështetja më e madhe që mund tu japim mjekëve tanë, që kanë lënë familjet e tyre dhe ditë e natë po rrezikojnë jetën për ne duke u ndeshur me virusin!

Ne krenohemi me ta. Ne besojmë se shumë shpejt, të gjithë sëbashku do ta fitojmë këtë “ndeshje”!

#MjekëtKombëtarjaJonë   #Mirënjohje #WorldHealthDay #RriNëShtëpi #FSHF

https://youtu.be/9cfHHy4_CIQ

Të fundit

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë....

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Lajme të tjera

Web TV