Flet ekspertja nga SHBA: Ky është tmerri që na pret pas koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Amy Fairchild ka bërë një parashikim të frikshëm lidhur me atë që do të sjellë koronavirusi.

Sipas saj, koronavirusi do të dëmtojë rëndë ekonominë, por kjo është më e pakta, pasi ai mund të rikthehet sërish edhe nëse mbaron faza e parë e pandemisë.

Në një intervistë për BBC në seksionin spanjoll ajo shprehet se koronavirusi do të përsëritet sërish dhe kjo është frika më madhe e të gjithë shkencëtarëve.  Përmbledhja e intervistës së dhënë për BBC në seksionin spanjoll

Pandemia e koronavirusit ka frenuar shumë aktivitete për të cilat ne nuk ishim të përgatitur. Brenda pak javësh jemi detyruar të marrim vendime që na vënë në provë si njerëz.

Por, cilat janë këto dilema që po e frenojnë shoqërinë për t’i mbijetuar kësaj krize?

Qeveritarët janë përballë një situate shumë të vështirë, të shpëtojnë jetë dhe në të njëjtën kohë të nxjerrin strategji ekonomike.

Mënyra për të zgjidhur dilemën mes të shpëtuarit jetë dhe për të shpëtuar ekonominë, në fakt duhet të presim aq sa të jetë e nevojshme.

Duhet të ndërgjegjësohemi për të realizuar distancimin social dhe të zgjerojmë forma progresive deri në izolim. E drejtë është që këto masa të merren në mënyrë graduale që të ecim përpara.

Vlen të thuhet, për aq sa kohë nuk dimë se në cilin vend po ndodh shpërthimi nuk kemi si ta parandalojmë, por nëse e dimë ku është shpërthimi atëherë duhet patjetër distancimi social.

Mendoni se situate e pandemisë justifikon masat me argumentin se po mbrojmë popullin?

Për të arritur distancimin social ose karantinimin mund të jetë efektive por ka një çmim. Vjen me çmimin e kufizimit të lirisë, mund të vijë në “kurriz” të besimit apo të vetmisë sociale, prandaj nuk mund të jetë strategjia efektive për vendet demokratike

Lexo edhe :  Dënohet me 20 vjet burg kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra fëmijë

Në SHBA liria individuale është shumë e rëndësishme, ndaj për të kontrolluar virusin nuk besoj se është strategji politike e duhur.

Po kështu mendoj se nuk do të jetë strategjia duhur edhe në vendet e Amerikës Latine ku ka një ndjenjë të fortë të komunitetit dhe solidaritetit

Atje (në ato shtete) ku politika do të duhet të marrë masat shtrënguese janë të detyruar për të mbrojtur popullsinë dhe do të bëjnë sakrifica dhe do të ndihmojnë ndërmjet tyre për t’i bërë këto sakrifica për të mirën e të gjithëve.

Në vendet me ekonomi të dobët masat për distancimin social bëhen edhe më të komplikuara

Në vendet si Koreja e Jugut apo Singapori, janë përdorur aplikacione që tregojnë lëvizjen e personave për të gjurmuar pacientin transmetues të virusit.

Në vendet si Italia mjekët janë përballur me situatën e vështirë, ku duhet të zgjedhin kë të lënë në jetë dhe kë jo, sepse nuk po e përballojnë dot fluksin e pacientëve.

Por a duhet kritikuar kjo? Kjo varet se kë vlerësojnë, të rinj a po të vjetrit por edhe volumin e punës nuk mund ta harrojmë.

Por kryesorja në të cilën duhet të mendojmë është se “si mund t’i bëjmë të ndjehen komodë ata që nuk mund të ndihmojmë, dhe të sigurohemi që po përdorim të gjitha mjetet që e kanë të nevojshme respiratorin. Mjekët vihen në rrezik për të mirën e të gjithëve.

Bota ishte shumë më pak e populluar në 1918 kur patën epideminë e gripit spanjoll ku vdiqën miliona persona edhe pse distancomi social ishte i dukshëm.

Kjo pandemi nuk është sukses nëse është e paparashikueshme, është diçka që ne si shoqëri vendosëm të rrezikojmë. Koronavirusi nuk do të ndodhë vetëm një herë, ai mund  të rikthehet përsëri./Përshtati nga BBC për Fjala.al, Bardhi Quku

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV