Itali/ Vijon të ketë qindra viktima në ditë, Conte ndryshon masat e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka prezantuar ‘Faza 2’ të menaxhimit të Covid-19 që do të jetë në dy hapa: e para ka të bëjë me hapjen e vogël për aktivitetet e prodhimit, ndërsa e dyta do të përfshinte një rimodulim të masave për lëvizjen dhe daljen e personave.

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Conte dhe teknikëve, u vendos që fazat e reja të fillojnë të zbatohen pas 13 prillit.

Në takimin e pasdites së djeshme midis Contes dhe ministrave e Komitetit Shkencor Teknik, u diskutuan të gjitha masat përfshirë ato të spitaleve Covid e deri te forcimi i shëndetit në të gjithë vendin.

”Në takim, u ra dakord të garantohen disa pika fikse se kur do të fillojnë rihapjet, duke filluar nga zbatimi rigoroz të distancimit. Sa i përket testeve sierologjike dhe tamponëve, do të nevojiten linja të qarta”,-njoftojnë burimet qeveritare, nga komiteti shkencor dhe teknik.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për fazën 2: nëse bëjmë një gabim, do të kthehemi në bllokim dhe do të rifillojmë nga e para”,-theksoi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në emisionin ”Porta a Porta”/Fjala.al/

Të fundit

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë...

6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Një mjek në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër urisë, po e përjetojmë atë” , duke e përshkruar urinë masive në të gjithë...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

Lajme të tjera

Web TV