Këto janë hapat se si do të lehtësohen masat/I lexoni me kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kemi hyrë në një periudhë prej gati 1 muaj në karantinë nga koronavirusi, qeveria ka treguar se si do të nisë procesi i lehtësimit të masave hap pas hapi.

Procesin e lehtësimit të masave e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama në Facebook.

Sipas tij gjithçka do të nisë me makinat private dhe me njësitë tregtare. Ndërsa qeveria sipas tij, po bëhet gati t’i drejtohet Kuvendit për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Penal.

Sipas Ramës, skelja e masave nuk është më kundërvajtje administrative që ndëshkohet vetëm me gjobë, por shkon nga gjoba, konfiskim mjeti dhe heqje lirie.

Lehtësimi i masave do të bëhet gradualisht. Këtu nuk bëhet fjalë për mbarimin e një lufte që po presim gjermanin e fundit të largohet dhe do këndojmë himnin. Do fillojë gradualisht hapja e makinave private. Por nëse ti e përdor makinën tënde që shkon në punë, për të bërë edhe gjëra të tjera, apo për të marrë edhe dikë tjetër me vete, atëherë ty të hiqet leja e drejtimit dhe të merret makina. Nuk bëhet fjalë për muaj por për vite. Do të bëhemi gati edhe për hapjen e njësive tregtare. Por të gjithë ata që do hapin dyqanet duhet të përgatiten për masat mbrojtëse, që të jenë gati kur të nisim hapjen. Gjithsesi, siç e lajmërova kemi nisur përgatitjen për t’ju drejtuar Parlamentit për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Penal. Dhe shkelja e masave nuk është më shkelje administrative, por penale dhe çon në heqjen e lirisë tuaj. Ju nuk mund të dilni në lagje e të bëheni rrezik për të gjithë njerëzit.

Nëse shkon në pikën që merr në makinë persona të moshuar, të sëmurë dhe për të cilët ti nuk je i autorizuar, kjo është e patolerueshme. Për popullin nuk ka gjoba. Gjobat dhe ndëshkimet janë për ata që shqetësojnë popullin dhe kërcënojnë shëndetin e popullit dhe vënë në rrezik shëndetin e tyre. Nuk mund të vish ti me Covid në krah e të ma sjellësh mua e të më shkaktosh mort, larg qoftë,”- theksoi kryeministri Rama.

Lexo edhe :  Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV