Koronavirusi/ Kaosi trondit Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Stephen Collinson “CNN”

Kaosi dhe konfuzioni që po trondit administratën e presidentit Donald Trump në ditën më tragjike deri tani për shkak të pandemisë së koronavirusit, ishte i jashtëzakonshëm edhe sipas standardeve të tij. Trump vendosi të çimentonte të martën imazhin e tij të një lideri të kohës së luftës, përballë një “armiku të padukshëm” dhe në një moment të errët, ndërsa vendi pret që pandemia të mbërrijë kulmin, ndërkohë që ekonomia ka mbetur pezull.

“Ajo që ne kemi përballë është një epidemi, dhe ne po shohim dritë në fund të tunelit”- deklaroi ditën e djeshme presidenti Tramp, ditë në të cilën një numër rekord amerikanësh iu nënshtruan sëmundjes së rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes.

Por në vend të qetësimit të amerikanëve, Trump shpalosi në konferencë shumë prej zakoneve të tij të keqija, personale dhe politike, që e kanë karakterizuar presidencën e tij të trazuar. Në fillim, ai ngjalli shqetësim kur tha se do të parandalojë mbikëqyrjen e disbursimit të fondeve të shpëtimit ekonomik prej 2 trilionë dollarësh.

Ndërkohë, më tej ai u shpreh se po mendonte një pezullim të financimeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, edhe pse ajo e identifikoi saktë shkallën e virusit, ndërsa ai vetë nuk e bëri këtë. Por disa çaste më vonë, ai këmbënguli se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Ndërkohë, në një sondazh të ri të publikuar ditën e sotme nga CNN/SSRS, rezulton se një shumicë amerikanësh, rreth 55 për qind e tyre, mendojnë se qeveria federale ka bërë një punë të dobët në parandalimin e përhapjes së epidemisë në Shtetet e Bashkuara, një normë e rritur me 8 për qind në rreth një javë.

52 për qind e amerikanëve, shprehen se nuk e pranojnë mënyrën se si Trump po e trajton përhapjen e pandemisë. Si zakonisht, vlerësimet për Trump ndahen sipas bindjeve partiake. Rreth 80 për qind e republikanëve, thonë se qeveria federale ka bërë një punë të mirë, dhe vlerësimi për Trump është i qëndrueshëm në nivelin 44 për qind.

Të mërkurën në mëngjes, një model i spikatur që gjurmon pandeminë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ka aktualizuar parashikimet e tij. Ai parashikon që deri në muajin gusht do të vdesin shumë më pak njerëz, rreth 60.415, ndryshe nga sa ishte parashikuar më parë.

Lexo edhe :  Rama nga Shërbimi i Neurokirurgjisë: Investimet e reja ofrojnë një shërbim më cilësor

Në shumë aspekte, ishte thjesht një ditë e pashpjegueshme e presidencës Trump. Kaosi dhe kontradiktat që vijnë nga administrate, nuk sjellin vetëm pikëpyetje në lidhje me menaxhimin aktual të pandemisë nga Shtëpia e Bardhë.

Ato do të shkaktojnë shqetësim, pasi faza e dytë e përpjekjeve kombëtare, rihapja e ekonomisë dhe parandalimi i një vale të dytë infektimesh, do të kërkojnë një udhëheqje të fokusuar, që të mund të fitojë besimin e kombit.

Asnjëherë më pare, Shtëpia e Bardhë nuk është përballur me një detyrë të tillë, ku i duhet të sigurojë që një paketë e përmasave të tilla ekonomike, të zbatohet siç duhet dhe të mos bjerë pre e korrupsionit. Presidenti ngjalli frikëra të reja sa u përket aftësive të tij mbikëqyrëse, përsa u përket paketave të mëparshme të shpëtimit, dhe atyre që do pasonin më tej.

Dhe kjo pasi shkarkoi nga detyra Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes Glen Fin, që monitoronte fondet e zhvillimit ekonomik. Kjo lëvizje, bëri që demokratët të paralajmërojnë se Trump po kërkon që t’a mbikëqyrë vetë paketën. Ndërkohë, Trump kishte paralajmëruar se do të injoronte një dispozitë në projekt-ligj, e cila i kërkon inspektorit të përgjithshëm të raportojë në Kongres për menaxhimin e fondeve.

Shkarkimi i Fin, ishte goditja më e fundit kundër strukturave të qeverisë që synonin llogaridhënien e tij para amerikanëve, dhe që e arriti kulmin me mosrespektimin e hetimit për shkarkimin e tij. Të hënën, Trump sulmoi personalisht një inspektor të përgjithshëm të shëndetit dhe shërbimeve njerëzore, që zbuloi se kishte mungesa te mëdha të pajisjeve mbrojtëse jetike në spitalet që luftojnë Covid-19.

Të premten në mbrëmje, presidenti shkarkoi inspektorin e përgjithshëm të komunitetit të inteligjencës, i cili i vuri në dijeni ligjvënësit mbi një raport lidhur me presionin që ka ushtruar presidenti Trump mbi Ukrainën, për të ndjekur penalisht rivalin tij demokrat Xho Bajden./S.T/ Fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV