Kur do ta kemi ilaçin ndaj Covid-19? Ekspertët: Kjo është shpresa jonë e vetme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota ka hyrë në garë për të gjetur ilaçin ndaj koronavirusit. Trajtimi efektiv mund të jetë shpresa e vetme për të frenuar përhapjen e koronavirusit derisa të gjendet ilaçi ndaj Covid-19.

Por sa janë afër studiuesit për të gjetur ilaçin ndaj koronavirusit?

Për javë të tëra, Presidenti Trump, me gjithë kundërshtimet e ekspertëve ka prezantuar ilaçin hidroksiklorurinë për trajtim e Covid-19.

Ajo shitet nën emrin e markës Plaquenil. Hidroksilklorina është përdorur për dekada në trajtimin e malaries, artritin reumatoid dhe lupusin.

(Vetë  Trumpi ka një interes tejet të vogël në planin financiar personal të Sanofit, që është edhe prodhuesi i ilaçeve franceze që prodhon Plaquenil.)

Por, ne nuk e dimë nëse vërtetë hidroksillorina trajton Covid-19.

Nga ana tjetër, një studim i ri sugjeron se ilaçi mund të shpejtojë shërimin e rasteve të buta, siç raporton Denise Grady për The Times.

Studimet e hershme janë të kufizuara, ose me të meta serioze.

Për fat të mirë, ekziston një provë klinike mbarëkombëtare në Universitetin e Minesotas që mund të hedhë dritë në javët e ardhshme sa i përket kësaj çështjeje.

Ndërkohë, hidroksilklorina nuk duhet të merret si ilaçi i mirëqenë, shkruan Olga Lucia Torres për The Times.

Në të kundërt, hidroksilklorina mund të ketë efekte anësore serioze: dëmtim të zemrës dhe retinës, madje edhe verbëri të përhershme.

Megjithatë, ka shpresë për një ilaç të i ri terapeutik, thotë Dr. Gottlieb.

Ai përshkruan dy lloje që janë gjetur deri më tani:

Ilaçet antivirale, siç janë ato të përdorura për trajtimin e HIV-it, të cilat pengojnë virusin të përsëritet në qelizat e goditura nga Covid-19.

Ilaçet antivirale të koronavirusit janë në faza të ndryshme të zhvillimit; më inkurajues është remdesivir, që është duke u testuar në gjashtë klinika, disa prej të cilave pritet të japin rezultate përgjatë këtij muaji, sipas Matthew Harper.

Lexo edhe :  Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

A nuk mund ta gjejmë sa më shpejt vaksinën?

Zakonisht vaksinat zgjasin një dekadë ose më gjatë për t’u gjetur dhe zhvilluar. Shkencëtarët po punojnë për ta shkurtuar këtë kohë në një vit.

Kjo është arsyeja pse nevoja për trajtime në një periudhë afatmesme është emergjente dhe vaksina mund të mos jetë shpresa jonë e vetme./Përshtati nga New York Times për Fjala, B. Quku

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV