Tenton të vjedhë familjen në karantinë, qëllohet për vdekje-VIDEO

Një person u qëllua për vdekje kur ai bashkë me një tjetër tentuan të grabisin një familje gjatë karantinës nga koronavirusi.

Bradley J. Finan, 38 vjeç, nga Chattanooga, dhe bashkëpunëtori i tij Larry Brodacz tentuan të grabisin një familje në Arlington të Shteteve të Bashkuara.

Të dy grabitësit e armatosur trokasin në derë dhe hyjnë me qetësi brenda ndërsa ndeshen më pas me pronarin të shtëpisë i cili përleshet me ta.

Ky i fundit qëllon njërin nga grabitësit duke e lënë të vdekur në vend.

Nga frika për jetën e tij dhe jetën e gruas dhe fëmijëve të tij, pronari i shtëpisë i qëlloi me armë z. Brodacz në bark,” thuhet në deklaratën e policisë.

Autori i cili mbeti gjallë në këtë grabitje akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë si dhe për grabitje me dhunë të shtëpisë. Ai pritet të dalë para gjykatës.